LIFESTYLE 7 Shtator 2024, 12:10

Fontana di Trevi së shpejti me pagesë? Roma shumë pranë miratimit të propozimit, ja sa do t’u kushtojë turistëve vizita në shatërvanin e famshëm

Fontana di Trevi së shpejti me pagesë? Roma shumë pranë

Autoritetet në Romë kanë propozuar që Fontana di Trevi të bëhet me pagesë.

Propozimi i Këshilltarit për Turizmin Alessandro Onorato, parashikon se shatërvani i famshëm duhet të bëhet me pagesë vetëm për turistët, por aksesi për qytetarët e Romës do të jetë sërish falas.

Mendohet që pagesa të jetë 1 euro, propozim i cili ka siguruar mbështetjen edhe të kryetarit të Dhomës së Tregtisë së Romës, Lorenzo Tagliavanti.

“Nuk e di nëse kjo është formula më e mirë, por duhet një formulë, jo vetëm për Fontana di Trevi, por edhe për pika të tjera të qytetit, duke kaluar nga turizmi vertikal në atë horizontal. Turizmi është një burim i madh të ardhurash dhe si i tillë duhet të përdoret sa më mirë. Gjithashtu duhet t’u jepet njerëzve mundësia të kenë përvojën maksimale të mundshme”, u shpreh ai.

Objektivi nga ana e administratës është të kufizojë dëmtimin nga turistët, të cilët hanë pranë shatërvanit dhe lënë pas mbeturina pranë monumentit të madh romak.

Kjo ide lindi pas analizimit të të dhënave që datojnë nga incidentet e fundit të ndodhura muajt e fundit, kur vizitorët u zhytën në shatërvan.

Kjo është vepër penale, për të cilën parashikohet edhe një gjobë prej 500 eurosh dhe ndalim i kthimit në zonë për një periudhë të caktuar.