Ekspertët: Një natë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj për dy vjet
Një studim i ri ka bërë të ditur se një ditë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj me dy vjet.
Një artikull i botuar në “Journal of Neuroscience” deklaroi të njëjtën gjë, duke shtuar se megjithatë, ndryshimet, mund të kthehen pas një gjumi të mirë të natës.
Për studimin, në të cilin morën pjesë 134 njerëz të moshave mes 19 dhe 39 vjeçare, studiuesit përdorën mësimin e makinës për të gjeneruar vlerësime të “moshës së trurit” nga skanimet e rezonancës magnetike (MRI) të trurit të njerëzve të privuar nga gjumi.
“Humbja akute totale e gjumit ndryshon morfologjinë e trurit në një drejtim të ngjashëm me plakjen tek pjesëmarrësit e rinj dhe këto ndryshime janë të kthyeshme”, tha Eva-Maria Elmenhorst, nga Universiteti RWTH Aachen në Gjermani, e cila kreu studimin.
Sipas studiuesve, çdo ndërprerje e gjumit mund të ketë ndikime të thella në tru dhe mund të rezultojë në ndryshime strukturore dhe funksionale në qarqet neuronale.
Studimi aktual, i cili u përpoq të shqyrtonte ndryshimet strukturore në tru, jep dëshmi për faktin se gjumi luan një rol të madh në të menduarit dhe kujtesën efektive.
“Sjellja e ndërgjegjësimit për gjumin dhe sigurimi i masave të duhura të higjienës së gjumit mund të ketë një ndikim të thellë në shëndetin mendor të individëve dhe nga ana tjetër, mund të ndikojë në produktivitetin dhe kreativitetin në mjedisin e vendit të punës”, thanë e studiuesit.