"Bien" Facebook dhe Instagram, çfarë ndodhi me aplikacionet e Meta?

Një problem ka ndodhur pasditen e sotme (e martë) me Facebook, pasi shumë përdorues nuk janë në gjendje të hyjnë në llogaritë e tyre, teksa për momentin nuk dihet shkaku specifik i problemit. Shumë përdorues raportojnë se kanë dalë automatikisht nga llogaritë e tyre dhe më pas nuk mund të hyjnë përsëri, teksa i kërkohet emri dhe password-i dhe në momentin që futen, nuk pranohen.
Gjithashtu edhe Messenger, nuk po funksionon, ndërsa është vënë re se kur përdoruesit përpiqen të dërgojnë një mesazh te kontaktet e tyre, ata marrin një njoftim se mesazhi nuk mund të dërgohej. Shumë përdorues gjithashtu kanë dalë nga Messenger dhe njësoj si Facebook, nuk kanë mundur të logohen përsëri.
Probleme raportohen edhe në funksionimin e Instagram-it, teksa njerëzit mund të hyjnë dhe të shohin story-t, por asgjë tjetër nuk po funksionon, nën sinjalin "error", si postimi, ashtu edhe dërgimi mesazheve. Duket se kompania META ka marrë një goditje, teksa ankesat e përdoruesëve sa vijnë e shtohet, me qindra mijëra që kanë raportuar probleme.
Në mënyrë të parashikueshme, shumë njerëz u drejtuan në platforma të tjera të mediave sociale për të shkruar se kishin probleme me llogarinë e tyre në platformat Meta, duke bërë që X të “përmbytej” me komente për këtë çështje, duke qenë se është i vetmi aplikacioni komunikimi që po funsionon momentalisht.
/News31