LIFESTYLE 3 Prill 2024, 21:28

"Bie" WhatsApp, përdoruesit raportojnë probleme me dërgimin e mesazheve!

"Bie" WhatsApp, përdoruesit raportojnë probleme me

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp, i përdorur gjërësisht edhe në vendin tonë, është jashtë funksionit për shkak të problemeve teknike.

Ky aplikacioni, në pronësi të kompanisë “Meta”, ka shfaqur probleme mbrëmjen e sotme, ku përdorues në Europë, por dhe në SHBA ankohen se e kanë të pamundur të aksesojnë në llogarinë e tyre apo të cojnë mesazhe. 

WhatsApp sinjalizon për “shërbim të padisponueshëm”, teksa përdoruesve u shfaqet një tabelë ku njoftohet se është e pamundur lidhja me WhatsApp. Kurse të tjerë që kanë mundur ta hapin aplikacionin, nuk ju dërgohet asnjë mesazh.

Megjithatë tani duket sikur kompania po i jep zgjidhje problemit dhe bëhej fjalë për dicka të përkohshme, që ende nuk dihet zyrtarisht cfarë e shkaktoi. 

/News31