“Armatosu” me ngjyra, së shpejti nis “lufta”...
Colour Day Festival Albania është në edicionin e tij të pestë këtë vit dhe ky përvjetor, që do të festohet në 18 maj në Sheshin Skënderbej, do të ketë me qindra mijëra të ftuar. Festivali më i madh outdoor në kryeqytet bëri shumë shpejt mijëra fansa, të cilët e kanë tashmë të shënuar në kalendar “eventin plot me evente brenda tij”, ku bëhen bashkë lojërat, muzika, ushqimi i mirë, pijet dhe aktivitetet argëtuese për të gjitha moshat.
Popullaritetin festivali e ka jo vetëm prej faktit që hyrja është falas apo se aty e gjejnë veten njerëzit e të gjitha moshave, profileve, profesioneve, përkatësive, por edhe prej faktit se në një ditë të bukur pranvere një “luftë” me ngjyra nën tingujt e artistëve më të mirë shqiptarë e ndërkombëtarë është alternativa më e mirë.
Si çdo vit edhe këtë 18 maj Colour Day Festival Albania do të hapë dyert për pjesëmarrësit në orën 12:00 të drekës, për të dhuruar emocione deri në 12 të natës. Por teksa data po afron me shpejtësi, mirë është të jemi të përgatitur e të mos lëmë asgjë për momentin e fundit. Duke filluar nga biletat për hyrjen, që rezervohen në www.vivere.al dhe kushtojnë 0 lekë. Për muzikën, argëtimin, lojërat, ushqimin dhe pijet ka menduar festivali, ndaj e vetmja gjë që duhet të bëni pas rezervimit të biletës, është “armatosja” më ngjyra. Pasi pjesëmarrja pa u “bërë me bojë” është “e ndaluar”. Dhe për ta bërë pajisjen me ngjyra më të lehtë e për të shmangur radhën (që ne shqiptarëve nuk na pëlqen shumë), ju mund t’i porosisni ato online, në www.aladini.al ose ti blini në dyqanin Aladini në ish- bllok.
Të gjithë janë të ftuar në festën më të bukur e shumëngjyrëshe të pranverës (përveç atyre që e shohin jetën bardhezi!)
Duaje veten, gjej ngjyrat e tua!
Në 18 maj, në Sheshin Skënderbej!
/News31