LIFESTYLE 31 Mars 2024, 10:56

A është kjo hera e fundit që rikthehet ora verore?

A është kjo hera e fundit që rikthehet ora verore?

Rikthehet ora verore!

Në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm akrepat u zhvendosen 1 orë përpara në 03:00, kur hyn në fuqi dhe ora e verës. Ky ndryshim, në mbrëmjen mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars 2024, përkon me festën e Pashkës.

Por kjo mund të jetë një nga herët e fundit që ky proces ndodh. Kjo pasi nëse një peticion i nisur nga ekspertët rezulton i suksesshëm, përpjekjet në BE për ta shfuqizuar ndryshimin e orës do të ringjallen.

A do të ndalojë Evropa ndryshimin e orës?

Vitin e kaluar, ekspertët i kërkuan Këshillit të Bashkimit Evropian që të shtojë në agjendën e tij temën e heqjes së ndryshimeve të orës.

Me propozimin për t’i dhënë fund ndryshimit të orës që nuk është zbatuar ende, ata që janë në favor të heqjes shpresojnë se çështja do të trajtohet tani në zgjedhjet e Parlamentit të BE-së në qershor.

Kjo iniciativë ka nisur një Manifest në BE mbi Politikat e Kohës, duke përfshirë dymbëdhjetë ndryshimet e nevojshme që Evropa duhet të bëjë për të garantuar “të drejtën për kohë” për të gjithë evropianët.

“BE duhet të reagojë ndaj ndikimit negativ të orëve të gabuara duke nxitur zbatimin e zonave të përhershme kohore sa më afër që të jetë e mundur me kohën diellore në Evropë”, thuhet në manifest.