LIFESTYLE 25 Mars 2024, 14:38

20 vite Concord Travel dhe Maestral Resort janë arsye e fortë pse Budva duhet të jetë zgjedhje e parë!

20 vite Concord Travel dhe Maestral Resort janë arsye e fortë pse

Me siguri të gjithë ju, që doni ta shijoni jetën në çdo grimcë të saj dhe i zgjidhni me shumë kujdes vendet dhe personat që ju shoqërojnë në ditët tuaja më të bukura, jeni përballur me 2 emra të njohur: Concord Travel & Tours dhe Maestral Resort & Casino.

Në një event të magjishëm, u festuan mbi 2 dekada bashkëpunimi të suksesshëm bazuar në besim, pergjegjshmëri dhe miqësi që i ka kaluar kufijtë e natyrshëm kthehet në familje.

Tirana International Hotel & Conference Center mirëpriti të gjithë ata që prej më shumë se 20 vitesh, kanë gjetur oazin e tyre të qetësisë pikërisht në Maestral Resort & Casino, në Budva. Emra të njohur dhe personalitete të rëndësishëm, u bënë bashkë në një mbrëmje gala të mbushur me emocione të bukura.

20 vite Concord Travel dhe Maestral Resort janë arsye e fortë pse

Jason Goh, CEO i Maestral Resort & Casino, themeluesi i Concord Travel, Petrit Koshaj, dhe Marija Martinović, Drejtoreshë e Marketingut dhe Shitjeve, mbajtën fjalimet e tyre para të pranishmve. Secili prej tyre, teksa tregoi përjetimet, sfidat dhe sukseset e këtyre viteve, theksin e vendosën në një pikë të përbashkët: përkushtimin e Maestral Resort & Casino ndaj klintëve të tij të vyer dhe besnikërinë e këtyre të fundit të cilët rikthehen çdo vit.

20 vite Concord Travel dhe Maestral Resort janë arsye e fortë pse

Maestral Resort & Casino është i dekoruar me 5 yje dhe të gjithë ata që kanë përjetuar të paktën një herë mikëpritjen, luksin, komoditetin dhe relaksin e këtij ambienti, e kanë kuptuar çdo të thotë të duash të rikthehesh gjithmonë.
Përgjatë gjithë mbrëmjes, eventit i është shtuar më shumë energji falë muzikës live.

20 vite Concord Travel dhe Maestral Resort janë arsye e fortë pse

Krahas kësaj, në shenjë vlerësimi ndaj atyre që i kanë shoqëruar në këto 20 vite, u organizua një shorte. Në nisje të eventit të gjithë të pranishmit morën nga një çokollatë në të cilën ishtë shënuar një numër dhe në mënyrë rastërore u përzgjodhën 15 çmime ekskluzive që Maestral Resort & Casino kishte përgatitur bujarisht për ta. Në shenjë falenderimi por edhe argëtimi për të pranishmit që e dinë mirë çdo të thotë të pushosh në “Maestral”.

20 vite Concord Travel dhe Maestral Resort janë arsye e fortë pse

20 vite Concord Travel dhe Maestral Resort janë arsye e fortë pse

Për Shqipërinë ky hotel prestigjoz u bë i famshëm pikërisht nga “Concord Travel”, agjenci e cila me shumë dashuri ka ditur t’i tregoje shqiptarëve se Budva shijohet siç duhet vetëm në “Maestral”. Aty nuk zhgënjeheni, do te merrni shërbim të përkryer, ka plazhin më fantastik në Mal të zi dhe do të riktheheni sërish… dhe kështu ka ndodhur për më shumë se 20 vite.

E teksa minutat përgjatë mbrëmjes kalonin pa kuptuar, portretet e lumtura të të pranishëmve, ishin dëshmia reale që suksesi i vërtetë, arrihet vetëm atëherë kur biznesi yt, i dhuron klientëve një arsye më shumë për të buzëqeshur. Më shumë se 20 vite bashkëpunim midis dy emrave të rëndësishëm të turizmit tregojnë gjithashtu se besimi dhe miqësia i ka kaluar tashmë kufijtë e biznesit. Concord & Maestral janë FAMILJE!