©31 12 Nëntor 2020, 16:09

Si të blini me zgjuarsi online? 10 kombinime që do t'i bëjnë fëmijët tuaj të duken si fashion blogger

Kur bëhesh prind pa diskutim që ndryshojnë prioritetet. Fëmijët bëhen motivi i çdo dite dhe kur janë të veshur bukur e plot stil, të bëjnë të mos lodhesh kurrë duke i ndërruar e duke u bërë foto, edhe pse duhet të lash një mal me rroba më pas. Edhe kur del të blesh diçka për veten, këmbët të çojnë pa e kuptuar tek pjesa e veshjeve për fëmijë. Por ka një mënyrë që do t'ju bëjë të lumtur përsa i përket blerjeve për të vegjlit tuaj.

"Le Petit Bebe" prej disa vitesh tashmë, ju ndihmon të mos lodheni për këtë. Veç stilit, cilësia është ajo që do t'ju bëjë ti "dashuroni" veshjet e fëmijëve tuaj. Blerësi juaj personal, quhet "Le Petit Bebe" dhe cilësia e markës fantastike franceze, "La Roudete" e shumë marka të tjera do ti bëjnë fëmijët tuaj të duken si fashion blogger. E gjeni në Instagram "Le Petit Bebe" dhe mund të beni porositë tuaja.

Menjëherë, Enki, vajza që administron këtë faqe e cila është nënë e një vajze bukuroshe dhe e di shumë mirë çfarë duan nënat për të vegjlit e tyre, do të bëjë "shopping" për ju. Pse jua sugjerojmë "Le Petit Bebe"? Sepse cilësia është maksimale, korrektësia po ashtu dhe mund të bëni blerje të sigurta pasi nëse keni probleme me masat apo diçka tjetër mund t'i ktheni pa problem. Ne kemi zgjedhur 10 kombinime që mendojmë se janë shumë të bukura por keni edhe të tjera. Mjafton të vizitoni "Le Petit Bebe".

Ne jemi të lumtur, kur ju jeni të lumtur, prandaj nuk mungojnë as surprizat për secilën porosi që bëni si kjo më poshtë: "Shpresojmë që kjo pako t'ju ndriçojë ditën, ashtu si porosia juaj ndriçoi tonën. Për t'ju falenderuar, kemi 10% zbrije në porosinë e ardhshme që do të bësh tek ne".