Këngëtari i famshëm latin i nënshtrohet operacionit në këmbë
Maluma është një nga këngëtarët më të mirë latin i cili ka sukses në çdo projekt të tijin. Së fundmi ai i është nënshtruar një operacioni dhe këtë e ka zbuluar nëpërmjet një postimi ne instagram. Të shumta ishin reagimet nga ndjekësit e këngëtarit të cilët donin të dinin se çfarë kishte ndodhur. Këngëtari kolumbian ka reagur vetëm disa orë më pas duke i sqaruar të gjithë me anë të një postimi.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e shërimit në lidhje me këtë situatë që jam tani. Ka të bëjë më një problem që e kam prej 8 muajsh në ligamentin e këmbës së djathtë. Kjo për shkak të aktivitetit të pandërprerë. Tashmë është e rëndësishme të fokusohem tek shëndeti im dhe të shërohem 100% që të jap më të mirën time këtë vit. Lutuni për mua që të mbushni me dritë dhe motivim. Faleminderit që jëni gjithmonë të interesuar për mua dhe që më uroni të marr veten shpejt”- shkruan Maluma.
I urojmë shërim të shpejtë, dhe që të kthehet sërish në tregun muzikor me hite të tjera./news31/