OPINIONS 5 Janar 2020, 00:00

Jonida Maliqi rrëfen çfarë i pëlqen më shumë dhe çfarë preferon më pak tek karakteri i saj

Mbrëmjen e kësaj të shtune në "Shiko Kush LUAN", Jonida Maliqi ka patur jo pak për të rrefyer gjatë lojërave të zhvilluara në studio.

Këngëtarja ka zbuluar dy karakteristika për veten, duke bërë dallim mes tyre.

Çfarë i pëlqen dhe çfarë nuk i pëlqen Jonidës tek vetja? "Më pëlqen karakteri i fortë që kam dhe nuk më pëlqen hipersensibiliteti", ka thënë këngëtarja, duke shtuar me humor: "Që sa vjen e shtohet dreqi ta hajë!"

Ka qenë kjo përgjigja e Jonidës për lojën e 'Golfit', ku personazhet duhet të përballeshin me pyetjet në rast se e humbisnin rastin për të shënuar topin ku duhet. /News31.al