Zbulohet kur nis "Love Island" nën moderimin e Luana Vjollcës
Moderatorja Luana Vjollca ka premtuar se do sjellë këtë verë një super show. E kështu duket që nga përgatitjet, të cilat kanë nisur muaj para. Ajo do sjellë në Shqipëri reality show-n e njohur në botë, “Love Island".
“Love Island” do të nisë transmetimin në TV Klan më shpejt seç mendoni: më 10 qershor, pra pas 5 ditësh.
“Jeni gati për t'u zhytur në një sezon veror të mbushur me dashuri? Siç edhe vetë ju kërkuat, një surprizë e madhe ju pret në 10 qershor,” shkruhet në faqen e Instagramit të “Love Island Albania”.
View this post on Instagram
Formula e programit është e tillë: Një grup konkurrentësh, të cilësuar si "ishullorë", do të jetojnë të izoluar nga bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur nga kamera. Anabel mëson se konkurrentët do të qëndrojnë në një nga vilat më të mëdha në rezortin Green Coast në Palasë.
Për të mbijetuar në vilë, banorët duhet të shoqërohen me një tjetër banor të vilës, qoftë për dashuri, miqësi apo para.
Çdo banor që mbetet single, eliminohet. Konkurrentët mund të eliminohen edhe përmes votimit të publikut. Ata përballen me lojëra dhe sfida, të krijuara për të testuar aftësitë fizike dhe mendore. Në fund të sezonit, publiku voton për të përcaktuar çiftin fitues.
Mbetet të shihet dhe zbulohet se kush do jenë konkurrentët.