GOSS-BIZ 26 Gusht 2023, 15:22

Zbulohen detaje për konkurentët e "Love Island"!

Zbulohen detaje për konkurentët e "Love Island"!

"Love Island Albania" është gjithnjë e më shumë në prag të nisjes, teksa ashtu siç ka bërë me dije vetë faqja zyrtare në Instagram e programit, por po ashtu edhe drejtuesja Luana Vjollca, formatin e famshëm ndërkombëtar do mund ta shohim në ekranin e TV Klan nisur nga shtatori. E ndërsa presim për surprizat që do të sjellë ky program, kemi disa të reja për ju, por fillimisht shohim pak se çfarë dihet dhe është përfolur në media deri më tani.

E para, "Love Island Albania" është një patentë e blerë e që do t'i përmbahet në formulë e ide formatit origjinal "Love Island", teksa disa nga rregullat për banorët e ishullit të famshëm janë: 

1. Çiftet flenë në të njëjtin krevat që në natën e parë.

2. Konsumimi i alkoolit është i limituar.

3. “Ishullorët” nuk lejohet ta dinë se sa është ora.

4. Janë 24 orë nën monitorimin e kamerave.

E dyta, çmimi i madh është plot 50 mijë euro, për konkurentin që në fund do t'i rezistojë sfidave dhe do të triumfojë.

E treta, thuhet se "shtëpia" e ishullit të dashurisë do të jetë në një prej vilave më të mëdha në rezortin luksoz në Palasë.

Ndërkohë të rejat që ju vijnë nga ne e që kanë të bëjnë më konkurentët e "Love Island", sipas burimeve të "News31", ndër të tjerë, do të jenë pjesëmarres dy influencerë shumë të famshëm ndërkombëtarisht. Janë shumë të pashëm dhe sigurisht që janë bërë gati për të dhuruar “show”. Një tjetër detaj që kemi mësuar ka të bëjë me një vajzë mjaft të famshme në TikTok që po ashtu do të jetë pjesë e formatit. Le të themi që gjërat do të bëhen mjaft interesante, sidomos pasi mes ishullorëve do të jenë personazhe që i njohin mjaft mirë dinamikat e programit dhe do ti bëjnë konkurentët e tjerë të luftojnë më fort.

Dicka tjetër që mund t'ju konfirmojmë është edhe fakti se investimi për këtë format është kolosal, madje është hera e parë që në TV Klan bëhet një prodhim i këtyre përmasave dhe duke marrë parasysh edhe suksesin ndërkombëtar që ka ky program, padiskutim që do tërheqë vëmendjen e publikut shqiptar.

Ah, se harruam edhe më të rëndësishmen nga gjërat që radhitëm më lart, Luana Vjollca është shprehur se ka 3 vite që pret ta drejtojë dhe moderojë këtë program e duke marrë parasysh që ja ka dalë deri më tani të marrë përsipër sfida të mëdha televizive, besojmë që edhe këtë herë do e ketë vëmendjen e publikut.

/News31