Vajza e Jozefina Topallit i jep fund beqarisë, detajet nga dasma në Shkodër

Mbrëmjen e djeshme vajza e Jozefina Topallit, Megi, që ju mund ta njihni tashmë edhe ish-partnerja e Luiz Ejllit, i dha fund beqarisë duke realizuar një ceremoni mjaft të bukur në qytetin e saj, në Shkodër.
Fillimisht ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet me bashkëshortin, Angjin, teksa bën me dije celebrimin e dashurisë së tyre, së bashku me fëmijët.

Më pas ka qenë "Kryefjala" që ka zbuluar detaje nga dasma, përfshirë këtu vendodhjen, buzë liqenit të Shirokës, dekorik dhe arredimin dhe disa prej të ftuarve.



Meqê jemi tek të ftuarit, nuk ka munguar as partnerja e vëllait të Megit, Cindy Marina, të cilën e shohim në videon e mëposhtme.
Po ashtu nuk kanë munguar as urimet nga ata që tashmë mund të konsiderohen ish-miqtë e Luizit.


Gjithsesi, shijoni edhe një video të çiftit duke kërcyer.
/News31