Përgjigja "epike" e Marsela Çibukajt kur i bëjnë pyetjen e famshme: A je në pritje të ëmbël?
Nëse ka një lajm që ka qarkulluar më së shumti për Marsela Çibukajn së fundmi është ai i shtatzënisë. Nuk e dimë përse fansat apo ndjekësit e këngëtares e kanë me kaq padurim që dhe partneri i saj, Vitmar Basha, të kenë një fëmijë, megjithatë artistja nuk mund të mos fliste për këtë në intervistën e fundit për "Ditë pas Dite" me Fjodora Fjorën, teksa dha edhe një përgjigje "epike" sa i takon pritjes së ëmbël.
“Brenda këtij viti unë kam mbetur shtatzanë katër herë."- thotë Marsela duke qeshur e duke nënkuptuar se është "lodhur" nga lajmet, teksa shpjegon se si ajo dhe Vitmari i presin titujt e portaleve (sidomos lajmin e fundit që vinte i shoqëruar edhe me një foto):
"Në fakt ishim ulur në një kafene një ditë dhe unë kam vesin që çanta dhe pse e vogël e ngarkoj me 500 gjëra brenda dhe Vitmari më tha hajt se po ta mbaj unë. Po ku qëlloi atë ditë një paparac që na kishte bërë foto. Ne qeshim në shtëpi sepse nuk është e mundur që nga ky detaj kaq i vogël të bëhet një histori, paskemi qenë telenovelista”
Pra mos u merakosni më njerëz, Marsela do na thotë vetë kur të jetë në pritje të ëmbël! /News31