GOSS-BIZ 7 Qershor 2026, 13:28

Nuk ka më dyshime! Klodi dhe Eljona konfirmojnë lidhjen në eventin e “Age Stop” në Dhërmi

Nuk ka më dyshime! Klodi dhe Eljona konfirmojnë lidhjen në

Ditën e djeshme Age Stop Switzerland organizoi një event në Dhërmi ku ishin të ftuar personazhe publikë dhe influencërs. Mes tyre edhe dyshja finaliste të BBVIP Kosova, Klodi dhe Eljona, të cilët gjatë qëndrimit në shtëpi dhanë shenjat që kishte diçka më tepër se miqësi. Mesa duket ata kanë konfirmuar më në fund lidhjen e tyre gjatë eventit ekskluziv.

Të veshur elegant dhe shumë pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë mbrëmjes, dyshja tërhoqi vëmendjen e të ftuarve dhe të pranishmëve, ndërsa u panë duke shkëmbyer edhe puthje, duke mos lënë më vend për dyshime mbi raportin e tyre.

Atmosfera romantike buzë detit, perëndimi i diellit dhe eleganca e eventit duket se krijuan skenarin perfekt për çiftin, i cili deri më tani kishte preferuar të mos fliste publikisht për marrëdhënien.

“White Affair by the Sea” u organizua në kuadër të 8-vjetorit të Age Stop Switzerland në tregun shqiptar dhe mblodhi shumë personazhe të njohur, influencerë dhe figura të showbiz-it shqiptar në një nga eventet më luksoze të këtij sezoni veror.

Nuk ka më dyshime! Klodi dhe Eljona konfirmojnë lidhjen në