GOSS-BIZ 20 Shtator 2025, 15:39

Njihuni me Amela Çaçi – Një krijuese gjithëpërfshirëse dhe protagoniste në produksionin shqiptar

Njihuni me Amela Çaçi – Një krijuese

Amela Çaçi është një nga figurat më të dalluara të brezit të ri në industrinë shqiptare të filmit dhe medias. Me një stil të veçantë vizual, një sens të fortë të drejtimit kreativ dhe një ndjeshmëri të theksuar sociale, ajo përfaqëson një zë autentik dhe të guximshëm që kërkon jo vetëm të tregojë histori, por të krijojë ndryshim.

Karrierën e saj e nisi si gazetare në emisionin e Rudina Magjistarit në TV Klan, ku u formua profesionalisht përmes raportimit dhe prodhimit editorial. Por shpejt, ajo zgjodhi të zhvendoset drejt një forme më të plotë të tregimit, asaj vizuale. Me kalimin e viteve, ajo ka punuar në projekte që variojnë nga serialet e njohura televizive e deri tek fushatat ndërkombëtare sociale, nga muzika e deri tek arti bashkëkohor dhe filmi.

Në pozicionin e saj si Drejtore e Prodhimeve në Anabel Entertainment, Amela ka qenë një ndër personat krijues dhe që është kujdesur për logjistikën e disa projekteve të njohura si “Hostel by Anabel”, “$NOB”, “Kosherja” dhe “#Love #Likes #Tirana”, duke menaxhuar të gjithë procesin nga ideimi deri në publikim. “$NOB”, një serial i mirëpritur nga publiku dhe media, u prodhua nën drejtimin e saj si producente ekzekutive, duke shënuar një moment të rëndësishëm në ekranin shqiptar me elementë bashkëkohor.

Një nga momentet më të forta të karrierës së saj është bashkëpunimi me UN Women, ku prodhoi mini-serialin “Dashuria nuk vret”, një projekt që adreson dhunën ndaj grave në një mënyrë të ndjeshme, të fuqishme dhe edukative. Duke kaluar nga serialet tek bota e filmave, ajo arriti të ishte producente ekzekutive në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, si dhe producente distribucioni për filmin “Luli dhe Goni Lemes”.

Si regjisore dhe producente, Amela krijoi filmin e shkurtër “Safe Land”, një projekt që i solli disa çmime të rëndësishme: Kinematografia më e mirë, Skenari më i mirë, dhe Përdorimi më i mirë i zhanrit. “Safe Land” dëshmoi kapacitetin e saj për të treguar histori universale përmes një lenteje personale dhe të përkushtuar, ku së fundmi ky film është vlerësuar si “Best International Short Film” nga Gliff për vitin 2025. Gjithashtu Amela Çaçi për këtë film është nderuar me “Honorable Mention” nga “Paris Film Awards” dhe “East Village New York”.

Njihuni me Amela Çaçi – Një krijuese

Njihuni me Amela Çaçi – Një krijuese

Në muzikë, ajo ka qenë producente ekzekutive e disa videoklipeve të artistëve shqiptarë si Alban Skënderaj (Pranvera), Daughter (Vezirja), Bruklin, dhe Klajdi Musabelliu. Gjithashtu, ishte producentja e “Stand By You” të Anna Gjebrea në Eurovision Junior. Kontributi i saj shtrihet edhe në artin bashkëkohor, ku ka qenë producent ekzekutive e "Tirana International Video Art", si dhe organizatore eventesh për Tirana International Film Festival dhe koordinatore për 48 Hour Film Project në Tiranë.

Amela është gjithashtu pjesë e industrisë publicitare si producente ekzekutive në Nilor Film, ku prodhon reklama dhe video kreative për klientë të ndryshëm. Aktualisht është producent dhe regjisore freelance në projekte të pavarura dhe bashkëthemeluese e platformës 110% Digital, e cila ndërthur strategjinë e markës me estetikën filmike në mënyrë të sofistikuar.

Njihuni me Amela Çaçi – Një krijuese

Ajo është ftuar si producente në University of New York Tirana, si dhe në emisione si “Wake Up”, “Pasdite në Top Channel”, “Top Albania Radio”, “Premium Channel”, duke ndarë përvojat e saj mbi rolin e grave në media, sfidat e prodhimit të pavarur dhe fuqinë e tregimit vizual.

Për punën e saj është vlerësuar me disa çmime, përfshirë:

• Çmimi “Dritan Hoxha” për dokumentarin mbi bullizmin
• Çmimi “Jo më Tabu”
• Çmimi për trajtimin e temës së vetëvrasjes në media
Me një përvojë të gjerë në produksion, nga televizioni, dokumentari, te formate dixhitale dhe komerciale, Amela Çaçi mbetet një zë i rëndësishëm në zhvillimin e narrativës vizuale shqiptare.

Njihuni me Amela Çaçi – Një krijuese

Njihuni me Amela Çaçi – Një krijuese