GOSS-BIZ 13 Mars 2026, 10:52

Mos bëni asnjë plan në datën 27 mars! Nik Xhelilaj, Luana Vjollca dhe Olsi Bylyku ju presin në kinema!

Mos bëni asnjë plan në datën 27 mars! Nik Xhelilaj, Luana

“Policë për Jetë” vjen në kinematë shqiptare më 27 mars, duke sjellë aksion, mister dhe humor që ju mbajnë pezull çdo sekondë. Një mbrëmje gala duket e zakonshme, por një grabitje e guximshme nis një hetim që shndërrohet shpejt në një rrjet të komplikuar intrigash dhe të papriturash. Pas zhdukjes së një objekti me vlerë të jashtëzakonshme qëndron një hajdute enigmatike, ndërsa hetimi zbërthen një sekret që ndryshon gjithçka.

Mos bëni asnjë plan në datën 27 mars! Nik Xhelilaj, Luana

Për të zbardhur këtë çështje rikthehen në aksion dy nga policët më të pazakontë të kinemasë shqiptare: Ols Bylyku në rolin e Xhinos dhe Nik Xhelilaj si Maksi. Dyshja e njohur për publikun vjen si vazhdim i aventurave të tyre pas filmit “Policë për Kokë”, por këtë herë përballen me një mision shumë më të ndërlikuar dhe të rrezikshëm. Në këtë histori bashkohet edhe Luana Vjollca, e cila interpreton Lunën, një personazh misterioz që pritet të sjellë kthesa të forta në zhvillimin e ngjarjeve dhe të mbajë publikun në dyshim deri në fund.

Mos bëni asnjë plan në datën 27 mars! Nik Xhelilaj, Luana

Premiera e filmit do të mbahet më 27 mars në Cineplexx, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë për herë të parë në ekran të madh këtë projekt të ri kinematografik, që pritet të tërheqë vëmendje të madhe në kinematë shqiptare.

Mos bëni asnjë plan në datën 27 mars! Nik Xhelilaj, Luana

Për realizimin e filmit është punuar me një vëmendje të veçantë në ndërtimin e skenave dinamike dhe ritmin e historisë, duke sjellë në ekran momente aksioni dhe tensioni që e mbajnë publikun të përfshirë gjatë gjithë rrjedhës së ngjarjes. Një pjesë e rëndësishme e përgatitjeve ka qenë edhe puna me koreografë profesionistë të ardhur nga Norvegjia, të cilët kanë ndihmuar në ndërtimin dhe stërvitjen e skenave të përplasjes dhe luftimit, në mënyrë që çdo moment të duket sa më realist dhe bindës në ekran.

Mos bëni asnjë plan në datën 27 mars! Nik Xhelilaj, Luana

Xhirimet janë zhvilluar gjatë muajve nëntor dhe dhjetor në disa nga qytetet më karakteristike të vendit, si Tirana, Durrësi dhe Berati. Këto lokacione i japin filmit një atmosferë autentike dhe vizuale të veçantë, duke ndërthurur historinë me ambiente reale dhe të njohura për publikun shqiptar.

Mos bëni asnjë plan në datën 27 mars! Nik Xhelilaj, Luana

Ky film pritet të sjellë një kombinim të fortë mes humorit, misterit dhe aksionit, duke vijuar frymën e aventurave të personazheve që publiku i ka ndjekur edhe më parë, por këtë herë me një histori më të madhe dhe më të ndërlikuar.

Mos bëni asnjë plan në datën 27 mars! Nik Xhelilaj, Luana