GOSS-BIZ 23 Mars 2026, 20:40

“Luana është ‘bishë’…” / Pak ditë para premierës, Aldo Marku zbulon detaje ekskluzive për “Policë për Jetë”

“Luana është ‘bishë’…” / Pak

Pak ditë përpara premierës absolute të filmit “Policë për Jetë”, e cila do të mbahet më 27 mars në orën 18:00 në Cineplexx TEG, regjisori Aldo Marku ka qenë i ftuar në emisionin “Çasti i duhur” në RTSH, përballë Fjodora Fjorës, ku ka ndarë detaje interesante nga prapaskenat e projektit që ka ngjallur shumë pritshmëri.

Filmi, që sjell në rolet kryesore Ols Bylykun, Nik Xhelilajn dhe Luana Vjollcën, premton t’i shfaqë aktorët në një dimension krejt ndryshe nga sa publiku i ka parë më parë, duke kombinuar aksionin, humorin dhe dramatikën në një histori dinamike.

“Luana është ‘bishë’…” / Pak

Gjatë intervistës, Marku nuk kurseu vlerësimet për Luanën, duke theksuar përkushtimin dhe disiplinën e saj në punë:

“Luana është shumë punëtore. Luana nuk është kot aty ku është. Shumë punëtore. Ka disiplinë pune. Kemi edhe një term të filmit që thonë çunat, ‘bishë’ për Luanën. Kështu që është vërtet bishë pune. Nuk ka rastësi në këtë jetë.”

I pyetur për boshtin e historisë së “Policë për Jetë” dhe dinamikën mes personazheve, regjisori tregoi se këtë herë ka zgjedhur të ruajë ‘magjinë’ e filmit të parë:

“Ne nuk kemi nxjerrë shumë trailer, por është interesante. Doja të ruaja magjinë e filmit të parë, ku dy personazhet janë në kontrapunt me njëri-tjetrin, si dy pole të kundërta që krijojnë atë përplasjen. Këtë herë e gjejmë Olsin pas tre vitesh, tashmë më i rritur dhe me eksperiencë në polici, duke kuptuar që kjo rrugë nuk është fushë me lule. Ka idealizëm, por edhe vështirësi reale. Ka tre vite që nuk e takon Maksin dhe ribashkohen në një mision, ku vijnë nga palë të ndryshme dhe përplasen sërish, duke sjellë edhe një herë tensionin dhe humorin që i karakterizon.”

Me një kast të fortë dhe një histori që premton ritëm dhe emocione, “Policë për Jetë” duket se do të jetë një nga premierat më të komentuara të këtij sezoni.