“Love Island Albania”/ Bombshell-i i ri “trazon” ujërat, Xhuliano zgjedh Uedën për takim

Vila e dashurisë së "Love Island Albania" është trazuar sot nga hyrja e ‘bombshell’-it të ri, Xhulios. Kjo është vënë re në episodin e sotëm ditor që u transmetua në orën 18:20, teksa vajzat kanë komentuar konkurrentin e ri. Sipas tyre ai është ndryshe nga djemtë e tjerë që kanë hyrë në vilë dhe përshtypja e parë ka qenë më shumë se e mirë.
Disa nga komentet e vajzave:
"Aisha: Më pëlqen (Xhulio) është shumë i qetë, më duket tip interesant.
Ueda: Kam një parandjenjë që është pak si i qetë, por duke parë se si u soll tani me djemtë, ndoshta ka me qenë pak më i angazhuar. Kërkova të gjatë, më erdhi i gjatë dhe në pamje është tërheqës.
Xhoana: Më pëlqen sepse atë që e thotë e thotë saktë, më pëlqen kjo gjë te ai dhe fakti që është shumë inteligjent. Në pamje nuk mund të them se ishte në preferencat e mia, por në sjellje më pëlqen.
Xhesika:Duket djalë me karakter, nga pamja nuk më pëlqeu."
Ndërkohë vetë Xhuliano ka zgjedhur që takimin e parë ta ketë me Uedën. Ishullorja, e cila momentalisht është ‘single’, pas daljes nga vila të Emiljanos, sigurisht pranoi.
Në ‘Dhomën e Ditarit’, Xhuliano është shprehur për Uedën:“Më pëlqen, duket vajzë e sinqertë. Mua më pëlqen shumë.”
Shikoni videon e plotë më poshtë për të parë bisedën mes Uedës dhe Xhulianos:
/News31