GOSS-BIZ 20 Maj 2026, 17:00

Ky është eventi që nesër do të transformojë Tiranën në një “xhungël”

Ky është eventi që nesër do të transformojë

“Through Jungle to the Sky” vjen më 21 maj si një eksperiencë multisensoriale që premton të transformojë një prej rooftop-eve më në zë të Tiranës në një botë krejt tjetër.

Sipas burimeve tona, gjithçka nis që në hyrje, ku të ftuarit do të përshkojnë një tunel me elementë të natyrës dhe surpriza vizuale, për t’u rrëmbyer më pas nga ritmet elektronike, energjia e atmosferës dhe detajet e kuruara.

Mbrëmja do të kulmojë me një spektakël ajror me dronë, ndaj nëse më 21 maj shihni qiellin pranë Bllokut të ndriçojë ndryshe, dijeni se pas tij fshihet “Through Jungle to the Sky”.