Gigliola Haveriku rrëfen kujt i dedikohet kënga e fundit dhe nga ndryshon partneri aktual nga Amosi!

Pak ditë më parë Gigliola Haveriku publikoi projektin e saj më të ri, "Dy Fjalë", këngë që duket se është pëlqyer nga publiku që në orët e para dhe e ka rikthyr fuqishëm artisten pas eksperiencës në "BBVK". E ftuar sot në "Pardon My French", në Top Albania Radio me Jonida Alickollin dhe Elona Duron, këngëtarja ka treguar se kush e ka frymëzuar për këtë këngë dhe kujt i dedikohet.
"Ishte njëri që më pëlqeu mua gjatë verës, u lidha u dashurova, nga këto gjërat e verës që të bie kokës kur ti thua që ‘Ky është nuk ka më’ por ndërkohë mbaron me verën. Thjesht ishte ideja që unë ateherë e shkrova tekstin nuk është se iu dedikova këngës, pata një frymëzim momental sidomos ajo “Hajde bëhu burrë edhe më thuaj dy fjalë”. Aty e kisha atë ekstazën…"- u shpreh Gigliola, teksa e pyetur se nëse ai e ka dëgjuar tha:
"Ka shumë gjasa që ta dëgjojë. Unë ia kam thënë njëherë që për ty e kam bërë dhe do ta them gjithandej."
Ndërkohë artistja u pyet edhe për statusin e tanishëm dhe zbuloi se ishte në një lidhje, teksa Jonida dhe Elona e pyetën se ku ndryshon partneri aktual nga Amosi. Gigliola u shpreh se ai ndryshon nga profesioni, shenja e horoskopit, mosha, humori, jo se nuk ka, por është i bardhë.
Ndërkohë sa i takon muzikës, artistja tha se prej vitesh tashmë është përqënduar tek "live"-t e kryqytetit, ndërsa nuk hezitori të përmendte "The Voice" si katapultën që i dha emër dhe një karrierë në tregun muzikor shqiptar:
"Kam shtatë vite që jam në tregun e ‘live’-it të Tiranës dhe nuk është që ngel ndonjë javë pa punuar. Pas pandemisë ka filluar ajo vazhdimësia, nuk ka më probleme. Të mërkurë, të enjte unë jam më shumë ‘live-session’.
Në fakt tek ‘The Voice’ filloi rrugëtimi im drejt botës së spektaklit, filloi të përmendej emri im jo vetëm në punë dhe në familje. Fillova dhe karrierën muzikore në “The Voice of Albania”. Nga pasion në profesion dhe kjo është shumë qejf."
/News31