(Foto) Për herë të parë pas ndarjes, Kim dhe Pete ritakohen në Met Gala!

Met Gala ishte padyshim eventi që mori vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e djeshme, teksa edhe sot njerëzit janë duke parë me detaje të gjitha veshjet dhe look-et fantastike të yjeve të Hollywood-it, por përtej asaj që u pa në tapetin e kuq, patie dhe disa momente mjaft intersante e sigurisht një prej ptyre ishte ritakimi i Kim Kardashian dhe Pete Davidson, për herë të parë pas ndarjes. Të paktën publikisht.
Dyshja ishin të shoqëruar nga Usher në momentin e takimit, ndërsa komediani dukej shumë i lumtur dhe i përfshirë në bisedë.

Kujtojmë se Kim dhe Pete u ndanë në gusht të vitit të kaluar, teksa lidhja e tyre "e papritur" ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes për aq muaj sa zgjati, ndërsa tani, edhe pse nuk janë më bashkë, thuhet se kanë shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Arsyeja e ndarjes ishte distanca e gjatë dhe oraret e zëna të të dyve, që e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje, teksa ata vendosën të ishin miq.
Momentaisht, Pete është i lidhur (ose të paktën po del) me Chase Sui Wonders, ndërsa Kim është single, mendojmë...
/News31