Elvana Gjata publikon bashkëpunimin e ri me "fiksimin" tonë të një dekade më parë!

Një nga gjërat më speciale të kësaj të premteje është bashkëpunimi i ri i Elvana Gjatës. Jo vetem sepse projekti muzikor "Clap Clap" është plot me ritëm, energji dhe do ju bënte të kërcente edhe pas 12 orësh pune të premten, por për shkak edhe të artistëve me të cilët këngëtarja shqiptare ka bashkuar forcat.
Kënge e re e verës së Elvanës, e cila mesa duket nuk do të bëjë aspak pushim këtë sezon, është në bashkëpunim me Gran Error dhe mbi të gjitha ke artisten rumune Antonia.
Po, bëhet fjalë pikërisht për atë Antonian, këngëtaren e preferuar të të gjithëve, të paktën të të gjithë ballkanasve, gjatë viteve 2009-2010, kur me projekte si "Morena" apo "Marabou" u bë e njohur në Rumani, Shqipëri dhe shumë vende të tjera. Apo më mirë të themi me "fiksimin" e të gjithëve në atë kohë. Ndërkohë edhe kohët e fundit ajo ka qenë mjaft aktive, me këngë si "Una Favela".
Pra le të themi që është një bashkëpunim me një prej më të mirave të Shqipërise dhe të Rumanisë, me Elvanën që dëshiron që suksesin e saj tashmë ta dërgojë edhe jashtë kufijve.
/News31