Blendi Fevziu është aq natyrë sportive, sa publikon vetë në Instagram-in e tij memet që po bëjnë këto ditë për të

Nuk është hera e parë që hacker-at sulmojnë rrjetet sociale të personazheve të njohura publike, por ajo që i ka ndodhur Blendi Fevziut është krejt e pazakontë. Ditën e djeshme, gazetari i njohur tregoi se dikush po keqpërdorte imazhin e tij dhe po mashtronte vajzat e gratë braziliane.
Fevziu ka publikuar një bisedë me një mjek brazilian, mamaja e të cilit kishte rënë pre e mashtrimeve të personit që përdor fotot e gazetarit shqiptar, për më tepër lexoni Blendi Fevziu përballet me situatën e pazakontë, imazhi i tij po përdoret për të mashtruar gratë në Brazil.
Pasi lajmi u publik nuk vonuan as meme-t e para dhe ashtu si gjithmonë, Blendi i ka marrë me sportivitet dhe i ka publikuar në profilin e tij.
Ne rrëmuam pak mk shumë dhe gjetëm edhe këto të tjerat që do t'jushkrijnë së qeshuri.