
Produkti

Blendi Fevziu përballet me situatën e pazakontë, imazhi i tij po përdoret për të mashtruar gratë në Brazil

Blendi Fevziu është duke shijuar pushimet e tij pas një sezoni të gjatë të "Opinion", e megjithatë, në Instagramin e tij, mes shumë plazhesh dhe pamjesh për t'u pasur zili, moderatori ka postuar edhe dicka që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Bëhet fjalë për një njoftim që ka ardhur nga Brazili, ku sipas mesazhit që Fevizu ka publikuar, një doktor e lajmëron që dikush i ka vjedhur identitetin dhe po e përdor për të mashtruar njerëzit, sidomos gratë.
Personi që ka njoftuar Blendin shkruan:
“Përshendetje Blendi. Unë jam brazilian, mjek obstetër dhe gjinekologu. Po ju kontaktoj për t’ju informuar se fotot dhe imazhi juaj po përdoret, si një burrë i cili është duke vjedhur femrat braziliane. Nëna ime ishte një nga viktimat. Ata kanë marrë foto nga Instagrami juaj duke ndryshuar emrin dhe shtiren si një burrë i vetmuar i pasur që po kërkon për grua. Tani do t’ju tregoj fotot që i dërguan nënës simë”
Ndërkohë gazetari ka publikuar edhe profilin fallco që përdor foton e tij, edhe një pasaportë dhe një tjetër mjet identifikimi, po ashtu që kanë imazhin e Fevziut.
/News31