Beauty Fair Albania rikthehet me edicionin e 8-të në dy katet e Pallatit të Kongreseve/ 3 ditë kushtuar profesionistëve, trendeve më të fundit dhe surprizave

Ka disa evente që nuk janë thjesht data në kalendar, por përvoja që mbahen mend gjatë. I tillë është edhe “Beauty Fair Albania”, i cili këtë vit rikthehet me edicionin e tij të 8-të, në datat 8, 9 dhe 10 maj, në Pallatin e Kongreseve.
“Beauty Fair Albania” është një pikë takimi për industrinë e bukurisë dhe shëndetit, ku prezantohen produkte kozmetike, aparatura estetike, si dhe shërbime mjekësore, estetike, farmaceutike dhe dentare, duke krijuar lidhje mes bizneseve dhe publikut.
Një rol të rëndësishëm luajnë kompanitë e huaja, të cilat sjellin eksperiencë ndërkombëtare dhe teknologji moderne, duke e kthyer panairin në një urë lidhëse mes tregut vendas dhe atij global.

Në të dy katet e Pallatit të Kongreseve, vizitorët do të gjejnë energji, prezantime, oferta, çmime të ulëta dhe dhurata të shumta.
“Beauty Fair Albania” mbetet një përvojë që bashkon njerëz, ide dhe vizione.
Mos e humbisni eventin më të bukur në vend! 8, 9 dhe 10 maj, në Pallatin e Kongreseve.
Ju mirëpresim!