OPINIONS 6 Maj 2020, 00:00

Denoncon burrin për dhunë në karantinë, gjyqtarja urdhëron vetëm distancë 2 metra

Denoncon burrin për dhunë në karantinë, gjyqtarja

Një qytetare nga Durrësi ka denoncua bashkëshortin për dhunë. Ajo ka deklaruar se prej 15 vitesh është pre e dhunës në familje, ndërsa rasti i fundit daton më 13 prill 2020. I shoqi kishte shkuar i dehur në shtëpi dhe kishte nisur të godiste djalin. Gruaja i kishte dalë para, që të mbronte të birin, ndërsa dhunuesi e kishte goditur me shkelma.

Ajo ka dhënë detaje të mëtejshme, duke treguar se i shoqi e kishte lënë për orë të tëra jashtë në ballkon, duke e kërcënuar: "Hidhu vetë ose do të të hedh unë". Të nesërmen, gruaja kishte bërë denoncimin. Por, me vendim të gjyqtares Dhurata Bilo, bashkëshorti është urdhëruar t'i qendrojë gruas 2 metra larg.

Një vendim absurd ky, të cilin gruaja e ka denoncuar tek emisioni "Stop". Redaksia e programit investigativ ka kontaktuar me Oficerin e Policisë Gjyqësore, i cili është shprehur se rastin e ka nën mbikëqyrrje Inspektori i Zonës së Rendit.

Ky i fundit ka shpjeguar se nuk mund ta ndryshojë vendimin e gjykatëses, vetëm do të monitorojë situatën, por ka refuzuar të tregojë se si do ta realizojë këtë. Gazetarja e "Stop", pavarësisht tentativave, nuk ka arritur të kontaktojë me gjyqtaren Bilo. Ndërkohë, gruaja shtron vetëm një pyetje: kush do t'ia sigurojë asaj jetesën?

Rastin e plotë e gjeni në videon më poshtë. /News31.al

https://youtu.be/rM62BgB4vDA