GOSS-BIZ 20 Shtator 2021, 14:31
Fatma Haxhialiu po kalon momente të suksesshme në karrierë dhe ka arsye për këtë
NEWS-31
Krahas vajzave e zonjave, nuk mungonin fëmijët, që afroheshin e përqafonin Fatmën, duke qenë se linja e saj, ofron edhe produkte për këtë grupmoshë, sigurisht bio. Nuk kanë munguar dhuratat, nga një shorte që organizoi Fatma, duke u munduar të shpërblente sadopak klientët e mbështetësit e saj, që siç thotë shpesh ajo, janë më besnikët. Si hera e parë që “Fatmarrela” merrte pjesë në panair, rezultoi një sukses, dhe për këtë Fatma nuk heziton të tregojë lumturinë. Në Instastory-t e saj, ajo ka treguar në ditën e fundit të panairit, se produktet ishin të gjitha “sold-out”, por sigurisht që kushdo që mund të blejë produktet, mund t’i gjejë ato në dyqanin fizik, ose t’i porosisë online. Përshtypjet e mira të klienteve dhe ndjekësve, duken edhe në komentet e Instagram-it të Fatmës, ku shumë prej tyre shkruajnë se kanë mbetur të habitur nga thjeshtësia e moderatores. Jo më kot, ajo është e suksesshme në biznes, e mbi të gjitha një nga personazhet më të dashura për publikun. /News31View this post on Instagram