Eksperienca ime me epilimin me lazer? Edhe akullore, edhe çokollatë!
NEWS-31
Të pasurit përgjithmonë një lëkurë të pastër, të lëmuar dhe pa qime është një ëndërr që deri vonë mund ta shihnim vetëm në gjumë e megjithatë vitet e fundit fal teknologjisë kemi arritur ta bëjmë realitet. Epilimi me lazer ka shpëtuar një herë e mirë jetët tona nga stresi i qimeve e sigurisht sezoni kur e shijojmë edhe më tepër rezultatin është pikërisht vera kur edhe ekspozimi është më i lartë.
Duke qenë kështu, kam vendosur t’ju rrëfej sot historinë time me epilimin me lazer për t’ju ardhur sa më shumë në ndihmë të gjithëve ju qe keni dilemat tuaja, ndoshta jo për procedurën (sepse rezultatet tek të gjithë ju kanë krijuar besimin e nevojshëm) por më tepër për t’ju përgjigjur pyetjes: “Cili është lazeri perfekt?”
Duke qenë se e kam provuar në lëkurën time (në kuptimin e parë të fjalës) përgjigja ime është shkurt, shqip, pastër: LAZERI PERFEKT ËSHTË AI QË TË PËRSHTATET TY. Dhe ndonëse shumë klinika na bëjnë të mendojmë se epilimi me lazer është thjeshtë një procedurë me disa seanca të njëjta, me lejoni t’ju them se e vërteta është ndryshe. Epilimi me lazer është një rrugëtim, dedikuar tipit të lëkurës dhe e gjithë eksperienca personale është unike nga të tjerët.
Personalisht i besoj verbërisht njërës prej shumë klinikave të epilimit me lazer në Shqipëri dhe ajo është “EDEN Laser Clinic”. Dhe kjo sepse në “EDEN” e kanë kuptuar se epilimi me lazer është një rrugëtim i veçantë për gjithsecilin prej nesh. Kjo ka bërë që “Eden Laser Clinic” të jetë e vetmja klinikë që ofron shërbim me dy lazerat më cilësorë të momentit - Alma Laser, Soprano Ice Platinium dhe Alexandrite Candela Gentlease (që është standardi ‘gold’ i kompanisë).
Përse dy variante? Sepse dy është sigurisht më mirë se një! Kjo sepse duke kombinuar të dyja lazerat e mësipërm, arritja e rezultatit final të epilimit është më e shpejtë dhe sigurisht më e qëndrueshme duke pasur paradysh tre elemente kryesorë; tipin e lëkurës, llojin e qimes dhe stinën.
Duke qenë se unë vetë kam ndjekur një rrugëtim me kombinimin e të dy super-lazerave në “Eden” mund t’ju tregoj shkurtimisht cilësitë e njërës dhe tjetrës: Soprano Ice Platinium nga Alma Laser, është zgjidhja inovative e epilimit ku aplikohet xhel freskues gjatë procedurës duke bërë që eksperienca të mos ketë asnjë dhembje, skuqje apo ndjeshmëri në lëkurë si dhe bën të mundur që të ndjekim seancat edhe gjatë stinës së verës. Nga ana tjetër. Alexandrite Candela Gentlease, të mundëson një trajtim agresivisht më intensiv, duke arritur rezultate në kohë më të shkurtër përtej disa “pickimeve” të vogla që ndjen në lëkurë disa orë pas trajtimit. Siç mund edhe ta dini, ky lazer nuk përdoret gjatë verës. Por duke pasur një kombinim të të dyjave, ekspertët pranë “Eden” i përgjigjen nevojave tuaja duke realizuar një program efektiv të dedikuar personalisht ty.
Në eksperiencën time, gjatë muajve të verës u aplikua “Soprano Ice Platinium” dhe në seancat e fundit, për rezultate edhe më efektive, e për të ngacmuar edhe qimet më të imta, u përdor Alexandrite Candela Gentlease. Rezultati? Kam shpëtuar përgjithmonë dhe vetbesimi im është rritur ndjeshëm!
“Eden Laser Clinic” duke qenë e vetmja klinikë në Shqipëri që disponon të dyja aparatet lazer dhe profesionistët e duhur për të realizuar kombinimin e tyre dedikuar tërësisht rastit tuaj, kanë krijuar një rezultat të diferencueshëm në tregun shqiptar në fushën e epilimit me lazer. Për konsultën tuaj e për krijimin e një programi individual, mjafton të telefononi ne nr 0686055007 apo t’i shkruani në Instagram (këtu) klinikës “Eden” për të rezervuar orarin tuaj.
Mos harroni, epilimi me lazer tashmë mund të jetë edhe akullore, edhe çokollatë! Ashtu siç kemi dashur gjithmonë...
/News31.al