OPINIONS 26 Korrik 2019, 00:00

E veshur nuse, Bebe Rexha habit publikun: “Kam dashur ta mbaj super private”

E veshur nuse, Bebe Rexha habit publikun: “Kam dashur ta mbaj super
Vetëm pak çaste më parë, Bebe Rexha ka habitur të gjithë ndjekësit me videon që ka postuar në Instagram. Artistja shqiptare shfaqet e veshur me fustanin e nusërisë dhe vellon e bardhë. E kuruar në detaje, ajo jep një puthje drejt kamerës. Por akoma më konfuzë na ka bërë ajo çfarë ka shkruar krahas postimit. “Dita më e bukur e jetës time! M’u desh ta mbaja super private. Më shumë foto dhe video së shpejti. Ju dua të gjithëve.” Menjëherë miqtë e saj nëpërmjet komenteve kanë shprehur urimet, ndërsa fansat nuk po ju “besojnë syve” akoma.
 
View this post on Instagram
 

Best Day Of My Life ? ? I’ve had to keep this super private. But more photos/videos to come! Love you all!

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Nuk e dimë nëse Bebe vërtetë paska mbajtur të fshehtë gjatë gjithë kësaj kohe romancën e saj, apo e gjithë kjo është paralajmërim i xhirimeve të videoklipit të ri apo ndonjë set fotografik. Bebe na bëri shumë kuriozë dhe ne na mbetet të presim për të zbuluar të vërtetën./News31