Dy viktima në 24 orë, rritet numri i rasteve të reja me Covid


Rastet e reja me Covid janë rritur sërish. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 72 raste pozitive, ndërsa kanë humbur jetën dy persona.
Viktimat janë një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana. Ata vuanin nga një sërë sëmundjesh shoqëruese. Pas disa ditësh në terapi intensive, fatkeqësisht nuk kanë arritur të mbijetojnë. Në spitalin infektiv po marrin shërbim 77 pacientë, prej të cilëve 15 i janë nënshtruar terapisë intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga nisja e pandemisë. Aktualisht janë 963 persona aktivë me Covid në të gjithë vendin. Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje si çdo ditë që të respektohen masat e distancimit dhe respektimi i protokollit nga ana e biznseve. /News31.al
Burimi: Top Channel