Dy fjalë për Gerta Durakun, po më shumë për ata që nuk e njohin

Në një tjetër moment do ta kisha shumë të thjeshtë të gjeja fjalët për ty por në këtë periudhë fushate bëhet pak më e vështirë. Nuk dua të marrë ngjyra politike ajo që mendoj vërtet për ty Gerta, edhe pse ti je thesari më i çmuar që Kukësi mund të kishte në këto zgjedhje. Dua shumë që njerëzit ta dinë se çfarë mirësie ke brenda shpirtit, se sa peshë ka mbiemri yt dhe se sa me fat janë të gjithë ata që ju njohin.
Unë jam ndër njerëzit me fat që familjen "Duraku" ta kisha pjesë të jetës shumë vite më parë. Unë e di shumë mirë se sa e doni ju Kukësin dhe nuk lini rast pa e treguar me krenari. Unë e di shumë mirë që vendosja e të tjerëve para vetes, të bëri ty të marrësh vendimin për të hyrë në politikë. Sepse ti kështu je, mendon gjithnjë se si të kënaqësh të tjerët edhe pse vetë mund të jesh në ditën tënde më të keqe. Vendimi për të përfaqësuar qytetin tënd të zemrës është arsye shumë e fortë për të besuar se nëse ka njerëz si ti në politikë, Shqipëria do të ketë shpresë.
Në gjithë këto vite që e njoh shpirtin tënd, jam e bindur që asgjë nuk të ndryshon. Çfarëdo që të ndodhë pas 25 prillit ti do jesh e njëjta Gertë e cila edhe në majë të piedestalit të ngrihet, sytë do ti ketë gjithnjë poshtë tek njerëzit e dashur.
Kjo më bën të mendoj se ka një arsye përse je numri "1" dhe e tillë do jesh gjithmonë për ne që të njohim dhe për të gjithë ata që do të të njohin falë angazhimit dhe përkushtimit tënd. Njerëzit e dashur, punëtorë e besnikë, marrin gjithnjë atë që meritojnë. Ke një familje të madhe kaq të lidhur me njëri tjetrin, ke edhe një familje të vogël që erdhi nga një dashuri e madhe që lindi kur ti vetë ishe fëmijë. Kjo më bën të besoj se përkushtimi yt do bëjë të pamundurën të mundur sepse je këmbëngulëse dhe e sigurtë. Në këtë shkrim po i tregoj shumë pak atyre që nuk të njohin nga ajo që vërtetë unë mund të them për ty. Jam shumë e lumtur që vajzat tona janë shoqe pasi gjithë mirësinë tënde ja ke transmetuar edhe fëmijëve të tu. E di që nuk e prisje këtë shkrim sepse ti me thjeshtësinë dhe modestinë tënde nuk pret asgjë edhe pse jep gjithçka nga vetja. Jam e bindur që do emocionohesh, njësoj si unë që po i shkruaj këto fjalë por nuk mund të rrija pak ditë para zgjedhjeve të mos i thoja, pikërisht në ditët e tua më të rëndësishme.
Te uroj me gjithë shpirt të kthehesh në numrin "1" në zemrat e të gjithë shqiptarëve, ashtu siç je në zemrat e gjithë atyre që të njohin.
Të dua shumë Gertushe!
Jonçja...
Nga: Jonida Aliçkolli
[caption id="attachment_44390" align="alignnone" width="300"] Gerta Duraku[/caption]