Demi Lovato flet për arsyen që e çoi në mbidozën ku për pak humbi jetën
Demi Lovato ka folur për herë të parë për mbidozën fatale të një viti më parë ku për pak humbi jetën.
Në një intervistë për “Pretty Big Deal” të Ashley Graham, këngëtarja rrëfeu se ishin në fakt çrregullimet e ngrënies ato që çuan në rikthimin e saj te droga.
"Mendoja se këto vitet e fundit po shërohesha nga çrregullimet e të ngrënit, kur në të vërtetë problemet po thelloheshin”- tha u shpreh Demi. Këngëtarja rrëfeu se ajo filloi të stërvitej më shumë seç duhej e të mbante dieta ekstreme në periudhën para se të kalonte në mbidozë.
"Kishte ditë kur jetoja në palestër, zhvilloja takime pune në palestër. Unë haja një vakt dhe shkoja në stërvitje, haja një vakt tjetër dhe shkoja prap në stërvitje. Duhej që dikush të më kujtonte: "Hej,tre herë në ditë është e tepërt për t’u stërvitur”.
Këngëtarja kaloi në mbidozë në korrik të vitit 2018 dhe u rikthye në jetë me anë të një medikamenti që përdoret për të trajtuar mbidozat e heroinës apo drogërave të tjera. Ajo qëndroi për dy javë në spital përpara se të shtrohej në një qendër rehabilitimi. /News31.al/