OPINIONS 15 Shkurt 2020, 00:00

Dedikimi romantik i Alfios për Fatmën vlen si mësim se idetë për dhuratat më të bukura për partneren burojnë nga zemra

Fatma Methasani po shijon javët e para të mëmësisë dhe në ato pak foto të publikuara pas lindjes së Noah, duket se gjithçka po shkon më së miri me eksperiencën e re të prindërimit. Ose të paktën, këtë ndjesi të përcjellin postimet ku Fatma shihet gjithmonë në formë, me buzëqeshjen tipike që e karakterizon.

Por, përveç gëzimit që i fal Noah çdo minutë të ditës, përkujdesja e Alfios duket se ka kontribuar jo pak në lumturinë e moderatores. Ai sigurohet që kur vjen puna tek Fatma, të dedikojë fjalët më të ëmbla për partneren. Dhe natyrisht, nuk mund të mungonte një frazë romantike nga Alfio mbrëmjen e djeshme, në ditën e të dashuruarve. Çifti janë 'arratisur' për pak orë, për të shijuar një darkë të organizuar enkas për Shën Valentin.

"Ëmbëlsira më e ëmbël në botë!", ka shkruar Alfio në foton e Fatmës. A nuk vlejnë komplimentet si një nga dhuratat më të bukura në ditë kaq të veçanta si 14 shkurti? Epo, ndonjëherë mjafton të përzgjedhësh fjalët e duhura për t'i dhuruar partneres atë që meriton ta mbajë gjithmonë 'veshur': buzëqeshjen. /News31.al