OPINIONS 19 Shkurt 2020, 00:00

Ben Affleck flet për divorcin me Jennifer Garner: "Pendimi më i madh i jetës time"

Ben Affleck flet për divorcin me Jennifer Garner: "Pendimi më i

Ben Affleck ka folur hapur si asnjëherë më parë për marrëdhënien me ish-gruan e tij, Jennifer Garner. Në një intervistë për "The New York Times", aktori 47-vjeçar i cili ka qenë gjithmonë i hapur me problemet e tij me alkoolin, rrëfeu se ai nisi të pinte më shum kur martesa e tyre filloi të kishte probleme. "Kam pirë normalisht për një kohë të gjatë. Ajo që ndodhi ishte që fillova të pija gjithnjë e më shumë kur martesa ime po prishej. Natyrisht kjo krijoi më shumë probleme."- tha ai.

Affleck e cilësoi divorcin nga Garner, me të cilën ka tre fëmijë  si "pendimi më i madh" i jetës së tij.

"Pendimi më i madh i jetës sime është ky divorc"- deklaroi ai hapur.

Affleck dhe Garner kanë qëndruar afër edhe pas ndarjes së tyre, madje aktorja ka qenë mbështetja më e madhe në betejat e tij me alkoolin.

Në intervistë, aktori foli për një  nga skenat kryesore të filmin të tij të ardhshëm "The Way Back" e cila si për ironi ka paralele me marrëdhëniet e tij me Garner. Sipas "The New York Times", në film, personazhi i tij, Jack, është i alkoolizuar dhe i nënshtrohet rehabilitimit. Në fund personazhi i kërkon falje ish-gruas së tij kur ajo vjen për ta vizituar. "Nuk ia dola dot", thotë Jack. "Unë dështova në martesën tonë."

Regjisori i filmit, Gavin O'Connor, tha se Affleck pati një moment emocional kur po xhirohej kjo skenë. "Ishte një skenë që Ben e përjetoi shumë. Unë mendoj se ishte një moment shumë personal në film. Mendoj se ishte ai".

Në shkurt 2016, edhe Garner në një intervistë tepër të sinqertë për Vanity Fair, kur foli në lidhje me përfundimin e martesës së saj me Affleck, deklaroi se nuk kishte penduar për martesën me aktorin, pavarsisht problemeve qe pati marrëdhënia e tyre nga varësia e tij me alkoolin.

"Unë nuk u martova me një yll filmi, unë martova me të. Dhe nëse do të kthehesha përsëri pas, do ta përsërisja sërish atë vendim. Unë vrapova dikur në plazh për tek ai dhe do vrapoja përsëri. Ai është dashuria e jetës sime. Ai është personi më i shkëlqyer, më karizmatik, më bujar që njoh".- u shpreh ajo. "Gjëja kryesore janë këta fëmijë dhe ne jemi plotësisht në përputhje me ato që shpresojmë për ta"- shtoi Garner.

"Sigurisht, unë humba një ëndërr të kërceja me burrin tim në dasmën e vajzës time. Por ju duhet t'i shihni fytyrat e tyre kur ai kalon nëpër shtëpi. Dhe nëse shihni se fëmijët tuaj e duan dikë kaq pastër dhe tërësisht, atëherë do të jeni miq me atë person ”.

Une nuk po qaj, ju po qani?

/News31.al/