Bashkëpunimet më të veçanta të muzikës shqiptare ku “lezetin” e kanë dhënë këngëtarët e vegjël


Është mëse e llogjikshme që bashkëpunimet më të suksesshme muzikore janë ato të bëra mes dy artistëve të njohur. Por duket se nuk është e thënë të jetë gjithmonë ky parim.
Ka mjaftuar vetëm një vokal perfekt dhe një kimi e mirë, që të bëjnë shumë artistë të njohur shqiptarë, të përzgjedhin për projekte të rëndësishme të tyre, fëmijë të vegjël ose adoleshentë. Edhe pse fare të rinj, ata kanë qenë zgjedhja e duhur për t’i bërë projektet muzikore shumë të dashura për publikun, madje duke i kthyer edhe në hite.
Më poshtë keni disa prej bashkëpunimeve më të suksesshme mes këngëtarëve të njohur shqiptarë dhe “artistëve të vegjël”:
- Ardit Çuni & Daniela Toci – Qaj
Bashkëpunimi më i “freskët”, i cili u prezantua vetëm ditën e djeshme si pjesëmarrëse në “Kënga Magjike 2018”. Daniela, vajza e vogël nga Kukësi, mahniti publikun me vokalin e saj, vitin e kaluar në ”The voice kids”.
https://youtu.be/ZBCapLHVnXw
Në edicionin e 20-të të kompeticionit “Kënga Magjike”, Çuni vendos të sjellë vajzën e vogël të konkurseve, në skenën e madhe të një koncerti të mirëfilltë. Dyshja dhuroi shumë emocion me këngën e prezantuar dhe fituan duartrokitjet e publikut.
- Ardit Gjebrea & Anna – Për ty
Një bashkëpunim mjaft i veçantë dhe i ndjerë mes artistit Gjebrea dhe vajzës së tij të vogël, Anës. Ky projekt u prezantua në festivalin “Kënga Magjike” në edicionin e kaluar të vitit 2017. Kënga flet për mardhënien dhe dashurinë e pafundme mes babit dhe vajzës. Projekt ky i cili u “përqafua” menjëherë nga publiku.
https://youtu.be/IQg58cJX0MU
- Gerta & Klejti Mahmutaj – Në ditar një dashuri
Një ndër baladat më të bukura të vitit 2013, pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”. Motër e vëlla, i’a dolën të emocionin publikun me këngën në të cilën trajtohej dashuria dhe premtimet për të qëndruar gjithmonë pranë njëri tjetrit. Kënga u vlerësua me çmimin “Çesk Zadeja”.
https://youtu.be/8pYTrbdFoqM
- Kastro Zizo & Rea Nuhu – Pa faj
Me një histori mes babait dhe vajzës, në një familje paksa të komplikuar, Kastro dhe Rea sollën tek publiku një projekt tepër të veçantë. Dyshja arriti të rrëmbente çmimin e interpretimit në “Kënga Magjike 2017” si dhe zemrat e publikut.
https://youtu.be/5L-fw4QoQFY
- Adrian Gaxha & Floriani – Ngjyra e kuqe
“Ngjyra e kuqe shumë i ngjan, është e veçantë..”
Besoj se të gjithë i dimë këto vargje. Bëhet fjalë për një ndër hitet e vitit 2012. Adrian Gaxha së bashku më Florianin e vogël nga Shkupi, sollën hitin “Ngjyra e kuqe”. Me këtë projekt muzikor ata morën pjesë në “ Kënga Magjike” duke fituar një ndër çmimet më të rëndësishëm, ata të internetit të cilin e vendos publiku.
Por ky sukses i këngës, e bënë dyshen që të vazhdonte bashkëpunimet mes tyre edhe me këngë të tjera si: “Ngjyra e kuqe 2” apo “Welcome to Prishtina” në bashkëpunim me reperin kosovar Skivi.
https://youtu.be/bYxkcGV_228
Është e qartë, talenti është i lindur! Dhe neve na vjen kaq mirë, që artisët e skenave shqiptare, kontribuojnë sado pak në promovimin e talentëve të rinj.