OPINIONS 16 Janar 2019, 00:00

Aspak rastësor! ‘Look’-u plot ngjyra i Meghan Markle mbart një domethënie tepër të bukur

Ditën e djeshme veshja që Meghan Markle kishte zgjedhur në daljen e saj të parë për vitin 2019, tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave. Kjo për shkak të ngjyrave të përdorura.

Jemi mësuar që në të shumtën e rasteve, Dukeshën ta shohim me veshje në ngjyra të errta, por këtë herë doli jashtë pritshmërive. Ajo u shfaq me një fustan në ngjyrë lejla, të shoqëruar me një pallto të gjatë të kuqe, këpucë të kuqe dhe çantë të vogël në ngjyrë kafe.

Por mos u habisni! Një kombinim i tillë nuk ka qenë rastësi.

Këto ngjyra kanë qenë të preferuarat e Princeshë Dianës dhe Meghan ka zgjedhur veshjet në të njëjtën ngjyrë në ndër të vjehrrës së saj të ndjerë.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Meghan zgjedh të vishet njësoj si Princesha.