OPINIONS 11 Tetor 2019, 00:00

Albi Nako dhe Alba Hoxha flasin për herë të parë për marrëdhënien e tyre

I kemi parë në skenë në rolin e koreografit e balerinës, por fansat nuk u mjaftuan me kaq, duke ngritur pikëpyetje mbi lidhjen Albi Nako – Alba Hoxha. Mes disa prononcimesh të shkurtra veçmas, e djeshmja e ka gjetur dyshen duke sqaruar një herë e mirë relatat mes njëri-tjetrit.

Të ftuar në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit, fillimisht Nako dhe Hoxha kanë folur për sipërmarrjen e koreografit, në të cilën Alba është pjesë e stafit. Ngacmuar nga moderatorja mbi jetën private, Hoxha ka deklaruar se mes tyre nuk ka asgje veçse marrëdhënie miqësore dhe natyrisht lidhje profesioni. “Nuk e kuptoj pse u bë gjithë ky bum pa pasur asgjë”, ka shtuar Alba.

Koreografi e plotësoi sqarimin e Albës, duke u shprehur se pavarësisht përqasjes shumë të mirë mes njëri-tjetrit, mes tyre nuk ka kimi. Sa për heqjen nga lista e shokëve në Instagram para pak kohësh, të dy sqaruan se një zënkë e vogël ishte bërë shkak i këtij gjesti. /News31.al