Pasioni mund të kthehet në profesion dhe ju mund të paguheni shumë mirë për këtë
Këtij viti po i vjen fundi dhe nëse ka diçka që mësuam me siguri nga 2020-ta është se nuk kemi kohë për të humbur. Nëse dëshirojmë të bëjmë diçka me përsosmëri, sado e vogël të jetë, ai që nuk duhet të na mungojë kurrë është pasioni. Një hap primar ky dhe tejet i rëndësishëm, në nisjen e çdo investimi të sigurt.
Fill pas tij, renditet talenti, e më pas dëshira për të mësuar. Të gjitha bashkë, formojnë rrugën që ndjekim hap pas hapi drejt formimit të një profesioni. Por, ç'do të thotë ta kthesh pasionin në profesion? Është kjo forma më e mirë për të siguruar të ardhmen, si dhe për të bërë realitet shprehjen e famshme: "Bëj diçka me dashuri, e nuk do të të duhet të punosh asnjë ditë të jetës." Në mënyrë që gjithçka kemi përmendur të kthehet preket nga afër - na besoni, është kaq e mundur - duhet të zgjidhni, mbi të gjitha, partnerët më të mirë me të cilët do të nisni rrugëtimin.
Një mundësi e tillë vjen për të gjithë ata që janë të apasionuar pas gastronomisë. Arti i kuzhinës tashmë vjen më pranë jush, falë Albanian Gastronomy Academy. Çfarë duhet të dini për AGA? Akademia ju ofron mundësinë për kurse 9 mujore, por edhe 3 mujore part-time, për të gjithë ju që të ardhmen e projektoni tek pasioni për gatimin. Kurset ofrohen për të gjithë ata të cilët kanë dëshirë të profesionalizohen si kuzhinierë apo picajol. Jo vetëm kaq, pasi AGA ofron edhe trajnime mbi Sigurinë Ushqimore. Përpos perfeksionimit të talentit në gatim, ju do të pajiseni në fund me një certifikatë të akredituar.
Nga kombinimi i shijeve, përgatitja e çdo lloj produkti ushqimor, e deri tek dekori i pjatave elegante e plot shije, gjithçka do ta mësoni vetëm në AGA. Ashtu sikurse edhe motoja e Akademisë, kujtoni se kuzhina është art, dhe me AGA-n keni mundësinë që artin ta ktheni në profesion. Ndaj, mos ngurroni të aplikoni për regjistrim në: aga.edu.al ose kontaktoni në numrin e telefonit: 0697773333. Dhe mos u mendoni më gjatë, pasi vendet janë të limituara. Nuk keni pse prisni!
/News31