Drama dhe intriga, ky krahasim i banorëve të "Big Brother VIP" është më i gjeturi që keni parë deri tani

Nga Kejvin Kalo
Padyshim që vëmendja e shqiptarëve këto kohë është përqëndruar shumë më shumë se ç’duhet tek Big Brother. Pak nga dramat e intrigat, pak nga loja që është bërë interesante, por kryesisht se ka shumë kohë të lirë, publiku e ka përqafuar masivisht spektaklin, aq sa ka eklipsuar emisionin simotër (motër nga një baba tjetër) Përputhen dhe mbi të gjitha, Sali Berishën. Por si po luajnë banorët që kanë mbetur në shtëpi? Pas spektaklit të mbrëmshëm mund të themi që shumica e tyre po luajnë fort, aq fort sa po i ezaurohen edhe ato pak fije nervore që ende sinapsojnë. Ka edhe nga ata që po luajnë “budallshëm” ose nga ata që po luajnë topa luftash se me lojën e Big Brother nuk kanë lidhje por nejse.
Gjithsesi, le t’i hedhim një sy lojës së gjithësecilit, sigurisht në këndvështrimin tonë, ose më saktë në këndvështrimin tim. Unë quhem Kejvin Kalo dhe këto janë 13 arsyet e mia pse…Jo, prit ky është film tjetër.
Atëherë, nisim me banorët:
Ilir Shaqiri- I zgjuar, i fortë, i pari burrë në vendin tonë që është quajtur burrë i mirë se mes dashnores dhe familjes, zgjodhi familjen. Bravo Ilir, kujdes me Genën se Sabiani të ndjek!
Big Mama- Shumë, shumë zhurmë për asgjë. Big Mama? Më shumë Huge ByeBye.
Einxhel Shkira- Ok ky ishte look-u që kishte mbrëmë në spektakël, minus syzet. Dhe në fakt Einxheli është fiks si personazhi i Ednës tek “The Incredibiles”, nuk e nis si protagoniste, por kjo s’e pengon të ketë rolin e preferuar të publikut.
Dj Dagz- Po te humbi disa kile. Rob zoti, çun i mirë, flet pak, dëgjon shumë, nuk e meriton asnjë në atë shtëpi. E vetmja gjë që i mungon është Einxheli dhe bashkë me Sarah dhe Dj Pm bëhen “Felizes los 4”.
Donaldi dhe Trixa- Jo se janë të bukur, po siç u njoh BradGelina në setin e filmit dhe Brad-i bëri zgjedhjen e tij te guximshme, edhe Donatrixa-s kshu i shkoi historia. Ishalla nuk divercohen pasi të kenë 6 fëmijë.
Benida- Ligjërisht bjonde, jashtë ligjërisht e mirë, 100% e preferuara e të gjithëve.
Monika- Po të vishte Prada. Duket si “djalli”, është thjesht ëngjëll i keqkuptuar. Sepse kështu erdhën punët.
Meridiani- I duket vetja strateg dhe trajner. Hera e vetme që mund t’i afrohet taktikave të trajnerit është në dhomën e zhveshjes së Vllaznisë.
Antonela- Askush nuk e di pse është e famshme, por të gjithë bejnë sikur e dinë. Gjithsesi nuk ka frikë ta thotë mendimin e saj, edhe pse në të shumtën e rasteve askush nuk e kërkoi. Gjithashtu minus lekët e Paris-it normalisht, megjithëse Antonela s’është keq në biznes.
Pm and Sarah-Vetëm për faktin që askush s’e di çfarë janë dhe s’janë, edhe se Pm bën si i fortë, por është thjesht një djalosh i ndjeshëm…Si Drake.
/News31