Big Brother Albania vs Big Brother Kosova, çfarë pritet të ndodhë?

Ok nëse po prisnit që t’ju zbuloja ndonjë sekret a të pathënë, ndoshta titulli ju ka ngatërruar pak, por gjithsesi le të flasim pak për Big Brother-at VIP që do nisin këtë vit në trojet shqiptare dhe atë pritet të ndodhë me aq sa dimë tani.
Pak por e sigurtë është që BBV i Top Channel, saga e të cilit vazhdon edhe sot, do të ketë konkurencë. Pse konkurencë? Jo edhe aq në audiencë sepse do të zhvillohen në kohë të ndryshme, më saktë kur të nisë ai i Shqipërisë ai i Kosovës do ketë mbaruar ose do jetë drejt fundit. Gjithsesi konkurenca do jetë se kush do të marrë personazhet më interesantë.
Arma e fortë e Big Brother Kosova është se produksioni ka marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë personazhet “big”, shqiptarë të Kosovës e jo vetëm. Megjithatë Big Brother Albania ka avantazhin e të pasurit tashmë një edicion të parë super të suksesshëm, gjë që mund të tërheqë shumë personazhe që në fillim mund të kenë hezituar pak. Dhe e vërteta është që BBV1 nuk ishte aspk i varur nga shqiptarët e Kosovës, përveç prezencës së Pm dhe Dagz e Beatrix Ramosaj. Kështu që ndoshta fakti që BBK mund të tërheqë emrat e njohur të muzikës dhe artit përtej kufirit për BBA mund të mos jetë fare problem.
Nga ana tjetër jane ekipet prodhuese, ai i Shqipërisë me motrat Hoxha në krye dhe me Arbana Osmanin si figurë të spektaklit, ndërsa ai i Kosovës me Alaudin Hamitin si moderator, që duhet thënë është zgjidhje e guximshme dhe Liberta Spahiun me siguri si autore, që së bashku bëjnë një nga dyshet më dinamike të televizionit. Të parët kanë tashmë eksperiencën, të dytët një sfidë të madhe, ku do të jenë në qendër të vëmendjes se si do t’i përdorin burimet që kanë, qoftë edhe ato ekonomike.
Do ja dalë “mbreti” i reality show në Shqipëri, Top Channel, të mbajë kurorën me edicionin e dytë të BBV apo titulli do i kalojë vëllait të vogël përtej kufirit? Kjo duhet parë, edhe pse jo çdo gjë e re është detyrimisht e prirur menjëherë për sukses. Na duhet të presim për një sezon vjeshtë dimër shumë “të nxehtë”, ndërsa ne do jemi në pritje që banorët të kalojë nga njëra shtëpi në tjerën, për të realizuar corssover-at më ambiciozë në ekran.
/News31