Artistët shqiptarë këtë verë kanë një "problem" të madh me alkoolin!

Kjo verë ka qenë e mbushur plot me këngë e mbi të gjitha bashkëpunime mes artistëve më të njohur shqiptarë, jo se vitet e mëparshëm këngëtarët tanë kanë qenë "dembelë", por gjithsesi aq shumë prodhimtari si këtë sezon rrallë se ka pasur ndonjëherë. E ndërsa bashkëpunimet janë kryefjala e këtyre ditëve në industrinë muzikore shqiptare, në tekstet e artisëve tanë kryefjala është një tjetër, pikërisht alkooli.
Disa e quajnë raki, të tjerët alkool, mund të jetë tequila apo whiskey nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që është pjesë e shumicës së hiteve të kësaj periudhe, kur i këndohet dashurisë, ndarjes, flirtmit e të gjithë të tjerave. Ndoshta e keni vënë re, ndoshta jo, por ne po ju sjellim shembujt, që ta kuptoni se artistët tanv kanë një "problem" me alkoolin, jo varësi të drejtpërdrejtë ndaj tij, por tekstet e tyre gjithsesi janë bërë disi të varur.
1.Kida & Butrint Imeri- AM/ PM
Kida, në të dy pjesët që ka ky bashkëpunim, thotë respektivisht:
4 gota 4 shota i kom pii
4 her jena pa n'4 sy
4 her jena nda jena kthy
dhe
Leje leje ti at dashni
Pije pije at raki
Krejt t'kom pa ty
2.Elvana Gjata & Dhurata Dora- Gajde
Vajzat e bëjnë shumë të qartë në refren se për të harruar atë djalin, epo kanë zgjedhur alkoolin.
Sonte une po pi
E nuk o tu ma ni
Sonte une po pi, po pi per ty
3.Azet & Tayna- Tequila
Ok, le të jemi të sinqertë, në një këngë të quajtur Tequila, për alkoolin dhe shots-at do flisnin.
Baby ama ni shot tequila
Une sonte nuk t'thirra
Bet'cha jam kon ma e mira
Zemra jem ku je tash..
4.Ylli Limani & Noizy- Alcohol
Edhe Ylli me Noizyn vendosën që ta thonë që në tekst se do kishte alkool në këtë këngë, sigurisht që edhe në refren.
Mu ki bo si alkool.
Pe tepron po s'muj me t'lan.
Se mu ki bo si alkool.
Nuk e di kur bohët boll.
5.Elvana Gjata, Dj Gimi-0 & Bardhi- Ex
Po, kjo këngë nuk është ekzaktësisht e verës, edhe pse vazhdon të jetë hit dhe të kërcehet edhe tani, megjithatë e gjithë ideja e këngës është e ish-ave që pijnë për të harruar njëri-tjetrin. Madje përëritet disa herë në tekst:
Po pi shumë, po du’ me u deh
Tash u bo’ shumë vonë për ne
dhe
A mos ty tu kan’ perzi o bebe, bebe
Dashnia me raki..
Jemi të sigurtë që ka edhe të tjera, por për momentin po e lemë se na zuri..rakia domethënë, por mos të harrojmë që ta themi: Alkooli nuk është asnjëherë zgjidhja!
/News31