©31 23 Tetor 2018, 00:00

10 kombinimet e vjeshtës të Rudina Magjistarit që do iu ndihmojnë të gjithave në këtë periudhë

Rudina Magjistari është padyshim një ndër moderatoret më simpatike të ekraneve shqiptare. Shumë e dashur për publikun, ajo vjen çdo pasdite me emisionin e saj “Rudina” në TV Klan. Por ajo që ka tërhequr së tepërmi vëmendjen këtë sezon të ri, janë veshjet plot stil dhe ngjyra të moderatores. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe për sa kohë Magjistari ka zgjedhur të bashkëpunojë për veshjet e saj me një ndër stilistët më të mirë në Shqipëri, Joni Peçin.

Me shumë ngjyra, modele, kombinime, plot gjallëri e jetë, Rudina shkëlqen në çdo puntatë të emisionit të saj. Më poshtë gjeni disa prej kombinimeve, të cilat sipas ne të News31, janë më të bukurat për sezonin e vjeshtës nga të cilat mund të frymëzoheni për veshjet tuaja:

  1. Nëse në garderobën tuaj gjenden një palë pantallona me ngjyra dhe ende se keni gjetur kombinimin me të cilin mund t’i vishni, ja tek erdhi zgjidhja. Pantallonat pas trupit, me një këmishë mëndafshi ku ngjyra mbizotëruese të jetë e njejtë me atë të pantallonave, por të ketë edhe thyerje të lehta nga motive me ngjyra të ndryshme, do të ishte një kombinim mjaft i bukur. Në pjesën e belit mund të vendosni një rrip të hollë në ngjyrën e dizenjove të këmishës dhe një palë këpucë kamoshi në ngjyrën mbizotëruese të veshjes.

 

  1. Fundet e ngushtë pas trupit, me gjatësinë deri poshtë gjurit, janë gjithmonë të bukur. Një fund i tillë në ngjyrën e kuqe, me një këmishë kremi në një nuancë më të hapur, e dizanjuar me lule, do t’iu bënte të dukeshit plot “jetë”. Të kombinuara me një pale sandale ngjyrë nude ose bezhë, do të ishte një veshje mjaft e bukur.

 

  1. Të jesh ndryshe nga të tjerët, nuk të bën të çuditshëm, por thjesht unik. E tillë është edhe veshja e mëposhtme. I’u duhen vetëm një palë pantallona, jo të tipit “të ngjitura pas trupit”, por thjesht të lirshme, dhe një këmishë mëndafshi, e gjatë deri afër gjurit dhe me motive verore. Motivet verore, dhe ngjyrat e hapura të këmishës, do t’iu japin dritë në fytyrën tuaj. Sandalet nude janë të duhurat.

 

  1. Fustanët mbetën të preferuarit e grave dhe vajzave. Një i tillë, në gjatësinë deri pranë pulpës së këmbës, i punuar me material atllasi por i ndërthurur me atë të tylit tek krahët, do t’iu bëjë të doni veten. Krahët e gjëra do i japin fustanit një sy krejt tjetër. Nëse fustani është njëngjyrësh, sigurohuni që sandalet e përzgjedhura të jenë në një ngjyrë tjetër, mes të cilave të mund të bëni një kontrast të këndshëm, si prsh ngjyra blu (e fustanit) me ngjyrën e kuqe (të sandaleve).

 

  1. E bardha dhe e zeza janë një ndër kombinimet më të bukura. Pantallonat e bardha mund t’i vishni me një këmishë të zezë, ku pjesa anash trupit të jetë paska më e shkurtër se pjesa e përparme dhe ajo e mbrapme. Më mëngët të përthyer deri në mesin e krahut dhe një rrip të zi lëkure në bel, eshtë një ndër zgjedhjet më të bukura për këtë stinë. Padyshim sandalet duhet të jenë në materialin e rripit (lëkurë) dhe në ngjyrë të zezë.

 

  1. Jumpsuitët janë padyshim “zbulimi” i këtij viti. Një ndër veshjet më të preferura, e duhet pranuar që janë tepër të bukura. Një jumpsuit i zi, i ndërthurur me lule në ngjyrë të kuqe, të bardhë, të verdhë dhe të kaltër do t’iu bënte të shkëlqenit.

 

  1. Fustanët e zi me pika të bardha. Kombnimi klasik i cili nuk zhgënjen kurrë. Mjafton vetëm një fustan i tillë, me mëngë të gjera deri në bërryl, një rrip të zi në bel dhe një pal sandale të zeza, për t’u dukur perfekte. Supet e zbuluar dhe rripi në qafë, do t’iu shtojnë elegancën dhe sensualitetin.

 

  1. Por, kombnimin e ngjyrës së zezës, me pikat e bardha e gjejmë dhe në një tjetër kombninim mjaft interesant. Një këmishë e tillë, por me një jake të bardhë, do të shkontë pafund me pantallonat e zeza pas trupit dhe këpucët klasike në ngjyrën e zezë.

 

  1. Pantallonat e gjera nuk ikin kurrë nga moda. Ngjyra “gurë kali” është padyshim ndër më të veçantat. Ju mund t’i vishni pantallonat e gjëra, gurë kali, me një këmishë me lule, ku ngjyrat mbizotëruese të jenë e bardha dhe portokallia. Ndërsa sandalet sa më të thjeshta, mjafton një kolor i lehtë, në ngjyrën nude.

 

  1. Veshja ideale jo vetëm për punë po edhe për darkat e fundjavave. Nuk ka si të mungojë në garderobën tuaj trendi i këtij sezoni, veshjet e lëkures. Një fund lëkure, deri poshtë gjurit është padyshim një ndër veshjet më të bukura. Fare lehtë mund t’a kombinoni me një këmishë mëndafshi, me nuanca të zeza dhe të gjelbërta. Sandalet kujdesuni t’i zgjidhni jo shumë të thjeshta. Sa më shumë rripa, aq më bukur.

Këto janë vetëm disa nga kombinimet e moderatores bukuroshe. Ju mund t’i shikoni ato të plota duke ndjekur “Rudinën” çdo pasdite, ose thjesht duke vizituar profilin e saj në Instagram.

Dhe, mos harroni, bizhuteritë nuk janë asnjëherë të tepërta nëse zgjidhen me saktësi.