LIFESTYLE 28 Tetor 2021, 21:17

Zyrtare! Facebook ndryshon emrin dhe vjen me disa risi

Zyrtare! Facebook ndryshon emrin dhe vjen me disa risi

Sikundër ishte thënë prej kohësh, Facebook do të ndryshojë emrin dhe njoftimi zyrtar është dhënë nga vetë shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg. Tashmë kompania do të quhet “Meta” dhe po ashtu, do të ketë edhe një logo të re, një “M” në ngjyrë blu.

Kjo vjen si një përpjekje për të drejtuar vëmendjen drejt rrjetit “metaverse”, pasi i referohet një mori karakteristikash të realitetit të shtuar dhe virtual që pritet të jenë e ardhmja e rrjeteve sociale.

Nuk përjashtohet edhe mundësia që kjo lëvizje të jetë një përpjekje për të larguar vëmendjen nga skandalet e fundit që kanë dalë. Zuckerberg tha se emri “Facebook” nuk reflekton gjithçka që kompania ka bërë, duke sjellë vëmendjen edhe të aplikacionet e tjera si Instagram dhe platforma e realitetit virtual Oculus.

https://twitter.com/Facebook/status/1453800021275545601?t=yqpdqssJkbUo1sQUX8itEQ&s=19

 

/News31