ZODIAC 15 Janar 2022, 21:22

“Xhepshpuarit” e horoskopit, këto 3 shenja shpenzojnë më shumë para

“Xhepshpuarit” e horoskopit, këto 3 shenja shpenzojnë

A keni dalë ndonjëherë për darkë me një mikeshë, dhe keni dëgjuar listën e saj nga të gjitha blerjet e saj të fundit dhe keni menduar: "Por si mund ta përballojë ajo këtë?"

Ju nuk e pyesni atë drejtpërdrejt, por po bëni edhe llogaritë në kokën tuaj: ajo që supozoni është paga e saj, minus atë që supozoni është qiraja e saj, minus ato biletat e avionit për në Francë dhe ajo blerjet e Sephora?

Nuk dalin llogaritë. Ju kurseni më shumë se ajo.

Zakonisht, astrologjia ka disa përgjigje.

Më poshtë janë shenjat që shpenzojnë më shumë para.

Peshorja

Peshoret jetojnë sikur çdo ditë është e fundit kur dyqanet janë të hapura. Kjo shenjë sigurohet të jetë elegante, duke iu përshtatur tendencave më të fundit të modës.

Peshoret dominohen nga planeti i bukurisë, Venusi. Ndaj, shpenzojnë shumë për ato që i quajnë “investime të mira”.  Filozofia e tyre është “Duhet të shpenzosh para për të fituar para”.

Peshqit

Peshqit e ndjejnë më shumë se kushdo se sa e vështirë është jeta dhe ndonjëherë zgjidhja më e lehtë për një ditë të keqe është “terapia e konsumatorit” .

Nuk janë të kujdesshëm dhe mund të “avullojnë” paratë e tyre pa e vënë re. Pëlqen të ndryshojë shpesh dhe për këtë arsye, shpenzimet që ata bëjnë janë të mëdha.

Shigjetari

Kjo shenjë zjarri sundohet nga Jupiteri. Dhe për shkak se ai është përgjithësisht i patrembur, nuk mendon shumë kur bëhet fjalë për të shpenzuar. Nuk heziton aspak kur bëhet fjalë për një udhëtim apo për të blerë atë që dëshiron. Siguria financiare është gjithmonë një përparësi për një Shigjetar. Dhe kjo është një nga arsyet pse është ambicioz. Atij i pëlqen të fitojë para në mënyrë që t’i shpenzojë ato.

Burimi: Pure Wow