Vetëm ankohen, shenjat e Horoskopit me të cilat nuk duhet të shkoni asnjëherë me pushime!

Të gjesh një shok të mirë udhëtimi është punë e vështirë, sidomos kur bëhet fjalë kur shkon me pushime dhe do vetëm që të shijosh vendin dhe të mos mendosh shumë. E në fakt jo të gjithë mund të jenë njerëzit e duhur për t'i pasur me vete në pushimet tuaja, nuk ka rëndësi nëse jeni miq të ngushtë, familjarë apo partnerë, sidomos sepse gjatë udhëtimeve ata nxjerrin në pah një anë të tyren që nuk e dinit se ekzistonte. Prandaj. nëse jeni në proces organizimi të pushimeve, atëherë sigurohuni që të shmangni shenjat e mëposhtme të horoskopit, në mënyrë që të keni mundësinë të çlodheni plotësisht dhe mos përballeni me ankesa:
Binjakët.
Kur Binjakët ankohen, dinë ta bëjnë vetëm në një mënyrë pasive-agresive. Ata thonë gjëra si: “Mendova se do të kishim rezervuar një dhomë më të mirë, por me sa duket nuk qenka ashtu”. Kjo mund të mos ju duket aq e bezdisshme në fillim, por kur doni të relaksoheni plotësisht me pushime, dhe nis të përsëritet shpesh, epo aty hyjnë në lojë nervat.
Luani.
Luanët janë shumë të mirë në bezdisje. Po, po, ata duan që programi i tyre të mos prishet dhe nëse kjo ndodh atëherë sigurisht që nuk do të kaloni një kohë të mirë sepse do të vazhdojnë ta komentojnë dhe ta flasin derisa t'ju bindin edhe ju se ata kanë të drejtë. Po ashtu kërkojnë vazhdimisht vëmendje nga ata që i rrethojnë, që do të thotë se koha për ju do të jetë e kufizuar.
Virgjëresha.
Virgjëreshat janë mjaft të turpshme dhe këtë e kanë pjesë të personalitetit të tyre dhe vështirë të ndalohet. Ato priren të jenë shumë kritikë ndaj vetvetes dhe ndihen sikur e dinë se çfarë është më e mira për të gjithë. Pra, imagjinoni në pushimet tuaja të keni dikë pranë jush që kritikon gjithçka. Po fundja, Virgjëreshat nuk janë për t'u marrë askund, jo më me pushime!
/News31