
Produkti

Tre shenjat e Horoskopit që nuk do të kenë fare fat në dashuri gjatë këtij muaji!

Nëntori ka ardhur dhe si në cdo muaj, disa shenja të Horoskopit do të kenë më shumë ose më pak fakt se të tjera, sidomos kur bëhet fjalët për pjesën emocionale. Pak nga Hëna e Plotë në 8 Nëntor, pak nga pozicionet e planetëve, disa nuk do të jenë aspak të favorizuar këto ditë sa i përket dashurisë dhe lidhjeve të tyre, teksa më poshtë do të shoim me detaje ata që nuk do të kenë edhe aq fat e që do bëhen për të kënduar këngën "Nëntori" të Arilelenës.
Bricjapi.
Bricjapët janë një nga shenjat që nuk do ta kenë nëntorin muajin e tyre sa i përket dashurisë. Ky është një muaj kur atyre u mungon vetëbesimi dhe të themi të drejtën edhe ata vetë nuk kanë ndonjë dëshirë për të nisur dicka të re. Nuk ka flirtim nga ana e tyre dhe kuptohet, edhe nga mënyra si janë. Ata nuk duken aspak të hapur ndaj njohjeve të reja, ndaj në thelb duket sikur e kanë paracaktuar të ardhmen e tyre romantike për këtë muaj.
Luani.
E vërteta është se nëntori do t’i shqetësojë jo pak edhe Luanët. Dashuritë e vjetra dhe të pazgjidhura do të kthehen dhe do të kthejnë gjithçka përmbys. Ata duhet të përgatiten shumë mirë dhe të kenë një stomak të fortë, pasi parashikohet të jetë një muaj shumë i vështirë për sa i përket dashurisë dhe kjo do të sjellë shumë lodhje mendore dhe një acarim të përgjithshëm.
Ujori.
Ujorët janë ata që tashmë kanë vuajtur mjaftueshëm për dashuri, pasi eklipsi i mëparshëm në Akrep që ndodhi më 25 tetor i ka lodhur fizikisht, por më shumë emocionalisht. Fatkeqësisht, kjo situatë do të vazhdojë edhe për pak kohë, pasi reflektimet që do t’i pushtojnë për gjithçka nuk do të ndalojnë. Mendimet nëse janë apo jo të lumtur dhe të kënaqur në marrëdhënien që kanë, nëse janë ende të dashuruar me personin e zemrës, janë shumë të arsyeshme dhe të pritshme, por kanë nevojë për qetësi dhe mendje të pastër për të marrë vendimet e duhura.
/News31