ZODIAC 11 Mars 2023, 19:02

Sipas astrologëve, këto janë shenjat më të zgjuara të Horoskopit!

Sipas astrologëve, këto janë shenjat më të zgjuara

Cdo shenjë e Zodiac-ut ka karakteristikat e veta tërheqëse, nuk ka rëndësi nëse jeni Dash dinamik, një Gaforre e kujdesshme, apo një Bricjap besnik.  Por, kur bëhet fjalë për mendjen, cila shenjë e Horoskopit është më inteligjente? Këtë herë kemi një listë të shkurtër pasi bëhet fjalë për vetëm dy shenja: Akrepi dhe Ujori.

Sipas astrologëve këta janë të zgjuarit e Zodiac-ut, megjithatë ata nuk kanë të njëjtin lloj inteligjence, pasi ata që i përkasin shenjës së parë (Akrepit) dallohen për aftësinë perceptuese dhe janë më të mirë në kuptimin më të thellë të botës. Nga ana tjetër, Ujori ka nivelet më të larta të inteligjencës analitike, e cila matet me aftësinë njohëse dhe IQ.

E thënë thjesht, Akrepat mendojnë qartë dhe shpejt. Ata i vlerësojnë më mirë situatat dhe i kuptojnë motivet e atyre që i rrethojnë. Ujori ka të menduar analitik dhe i përpunon emocionet e tyre në tru. Sa më të socializuar të jenë, aq më shumë e zhvillojnë inteligjencën e tyre.

Disa nga Akrepat më të famshëm janë: Ryan Gosling, Katy Perry, Joackin Phoenix dhe Pablo Picasso.  Ndërsa disa nga personat më të famshëm të shënjës së ujorit janë: Abraham Lincoln, Thomas Edison, Shakira dhe Virginia Wolf.

/News31