ZODIAC 6 Korrik 2022, 14:56

Sipas astrologëve këto 3 shenja të horoskopit i bëjnë lekët "rrush e kumbulla"

Sipas astrologëve këto 3 shenja të horoskopit i bëjnë

Sa herë që dëgjoni parashikimin e yjeve, i kushtoni rëndësi çdo detaji: shëndetit, dashurisë, punë, miqësisë dhe parave. Dhe duke u ndalur tek paratë, ka momente që ju buzëqesh planeti i financave, e të tjerë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Sipas astrologëve ekzistojnë 3 shenja që pavarësisht si është situata, e kanë mendjen vetëm të prishin. 

Binjakët

Binjakët udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i parasë dhe komunikimit. Marrëdhënia e tyre me paranë është një marrëdhënie dashuri-urrejtjeje. Të lindurit në këtë shenjë harxhojnë shumë dhe prapë ankohen se nuk kanë asgjë. Femrat e shenjës së Binjakëve harxhojnë shumë për bizhuteri dhe veshje, kurse meshkujt Binjakë harxhojnë më shumë për udhëtime..

Luani

Luani është kavalier nga natyra dhe i pëlqen ta fusë shpesh dorën në xhep. Është shumë bujar dhe nuk di të kursehet për asgjë dhe askënd. I pëlqen ta përkëdhelë veten dhe të mos e privojë nga asnjë dëshirë e kënaqësi. Harxhon shumë për veshje, dhurata dhe dalje në bare e restorante.

Akrepi

Akrepi gjendet nën mbrojten e Plutonit dhe Marsit, kështu që mos prisni të jetë dorështrënguar. E dashuron paranë dhe i pëlqen të investojë dhe të dalë fitimtar. Femrat Akrep shpenzojnë shumë për kujdesin personal, kurse akrepët meshkuj janë të paparashikueshëm, ose i prishin të tëra ose nuk nxjerrin qindarkë nga xhepi.