ZODIAC 22 Prill 2023, 12:34

Sikur mos kishin mjaftueshëm probleme, Mërkuri në retrogradë do bëjë që këtyre shenjave t'i shkruajë ish-i!

Sikur mos kishin mjaftueshëm probleme, Mërkuri në retrogradë

Mërkuri në retrogradë (që nisi dje dhe do zgjasë deri më 15 maj) që këtë periudhë do të jetë në Dem, do të sjellë disa probleme, për një pjesë të shenjave të Horoskopit, por sikur të mos ishin mjaftueshëm këto shqetësime, për disa prej shenjave do të bëjë që edhe ish-at të kthehen në jetën e tyre dhe t'i shkruajnë. Gjë e cila është shumë normale të ndodhë kur bëhet fjalë për këtë planet në prapavijë, ndërkohë që le t'i hedhim një sy kush janë fatkeqët (ose fatmirët) që do marrin mesazhin nga ish-i:

Binjakët

Jeni dyfish me fat (ose pa fat varet si e quani ju) sepse jo një, por disa ish-a mund të duan sërish të jenë pjesë e jetës tuaj. Ana pozitive e gjithë kësaj është se mund të sqaroni disa nga hatërmbetjet apo keqkuptimet e vjetra, madje mund t'i jepni zgjidhje çështjeve të cilat më parë s’keni pasur energji t’i flisni. Ajo që duam të themi është se mos kini frikë të përgjigjeni, megjithatë mendohuni mire se cfarë.

Akrepi
Nuk ka një mënyrë të thjeshtë për ta thënë këtë, kështu që pregatituni, ju presin goxha drama!  Nuk keni për të pasur një periudhë aspak të lehtë me ish-in/at që rikthehn, pasi prapavija do bëjë që t'ju shkruajnë ata më toksikët, kështu që jepini vetes forcë dhe përvec të tjerave bëjni vetjes pyetjen: A ja vlen? 

Bricjapi
 
Për ju nuk është ndonjë surprizë rikthimi i ish-it se me siguri i keni ruajtur kontaktet gjithsesi. Megjithatë ndryshe nga shenjat e mësiprërme (dhe ndryshe nga pjesa më e madhe e Zodiac-ut) ju do të keni një përvojë të mirë me ish-in dhe nëse do doni vërtetë të dy për t’u përmirësuar së bashku, mund t’i jepni edhe një shans të ri marrëdhënies. Do ju thonim të tregoheshit të kujdesshëm, por ju jeni Bricjap kështu që e keni parasysh vetë. 

/News31